Policia e Tiranës ka prangosur një shtetas, i cili akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe eshte sekuestruar një armë zjarri pistoletë.
Më datë 09.11.2017, rreth orës ora 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Amarild Muka, 34 vjeç, banues në Kamëz, pasi rreth orës 18:30, në rrugën “Bulevardin Blu“ Kamëz, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëjetueses së tij, B.H, në tavanin e banesës iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “Pietro Beretta Gordone VT”, së bashku me një krehër me 9 fishekë dhe një shuarës zhurmash (silenciator).
Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.