Pranoi mandatin e deputetit, Rama liron nga detyra zv.ministren e Shëndetësisë

Publikuar tek: politike, më 22:50 22-05-2019 Pranoi mandatin e deputetit, Rama liron nga detyra zv.ministren e Shëndetësisë

Kryeministri Rama ka liruar nga detyra ditën e sotme zv.ministren e Shëndetësisë Ardiana Jaku.

Jaku është emëruar zv.ministre në mandatin e dytë të Qeverisë Rama, ndërkohë që tashmë dhe me vullnetin e saj ka kërkuar të lërë këtë post për tu angazhuar në qytetin e Lezhës.

Pas lënies së mandatit nga socialisti Pjerin Ndreu, i cili kandidon për bashkinë e Lezhës, Ardiana Jaku ka kërkuar lirimin nga detyra e zv.ministres për tu bërë deputete. Tashmë mandati i PS për Lezhën i mbajtur deri më sot nga Pjerin Ndreu i kalon Jakut.

Vendimi për lirimin e saj nga detyra është publikuar sot nga Këshilli i Ministrave. Por Ardiana Jaku në një reagim të sajin pak më parë në profilin e vet tregon se i ka dërguar një letër Ramës për ta falenderuar për besimin e dhënë në postin e zv.ministres, ama ajo ka zgjedhur ti përkushtohet Lezhës.

Screenshot_5.jpg

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18051409721375
array(1) { ["section"]=> string(84) "pranoi-mandatin-e-deputetit-rama-liron-nga-detyra-zv-ministren-e-shendetesise-165347" }