“Pranon të fejohesh apo... të hidhem?” Propozimi i veçantë i djalit nga Tirana (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:36 18-07-2015 “Pranon të fejohesh apo... të hidhem?” Propozimi i veçantë i djalit nga Tirana (FOTOT)

Djemtë romantikë ekzistojnë akoma. Madje jo vetëm romantikë por të gatshëm për...vetëflijim kur vjen puna te dashuria. Ky është një propozim mjaft i veçantë i një të riu nga Tirana i cili ka emocionuar të dashurën e vet me një propozim të çmendur, nga ato që vetëm dashuritë dhe të dashuruarit dinë t’i bëjnë.

Vajza e cila ka marrë propozimin e ka rrëfyer kështu për revistën Anabel, momentin kur i dashuri e ka propozuar: “Përshëndetje Anabel! Kisha dëshirë të ndaja me ju (nëse është e mundur)një nga momentet më të bukura të jetës time,propozimin që më bëri i dashuri për fejesë.Kishte hipur në vinç dhe i mbuluar nga banderola ku shkruhej "pranon të fejohesh apo të hidhem" del përbalël dritares së zyres ku punoj unë (në katin e 5) Më pas hyn brenda në ambjentin e punës dhe nxjerr unazen.Do dëshiroja ta publikonit në faqen tuaj së bashku me fotot.Faleminderit”.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit dashuri pafund!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një katolike mëson myslimanët sesi të përdorin shqip fjalën Fitër
Pushimet e një Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.01891303062439
array(1) { ["section"]=> string(84) "pranon-te-fejohesh-apo-te-hidhem-propozimi-i-vecante-i-djalit-nga-tirana-fotot-16488" }