Pranoni të punoni në Gjermani? Kjo ftesë bëhet për një kategori shqiptarësh

Publikuar tek: ekonomi, më 10:38 16-11-2016 Pranoni të punoni në Gjermani? Kjo ftesë bëhet për një kategori shqiptarësh

Instituti Shqiptar i MP është autorizuar nga shoqëria britanike P&G Inc., që për llogari të filialit të saj në Gjermani të identifikojë dhe rekrutojë punonjës mekanikë për automjete.

Të gjithë të interesuarit për të punuar në Gjermani kundrejt një kontrate të rregullt pune, të cilët gëzojnë:

a. një njohje të mjaftueshme të gjuhes gjermane, sidomos të gjuhës teknike që lidhet me industrinë e makinave;

b. një përvojë të dëshmueshme pune në sektorin e riparimit dhe mirëmbajtjes teknike të makinave; ose

c. një diplome universitare neë degën e Inxhinierisë Mekanike

Janë të lutur të aplikojnë PA PAGESE në adresen e email-it [email protected] duke renditur kushtet që permbushin sipas kësaj Ftese për Aplikim.

Pasi të kontaktohen nga stafi, aplikantet do të plotesojnë një dosje dokumentash personale, do t'i nënshtrohen një interviste të parë vlerësuese përpara se të intervistohen nga stafi gjerman.

Kompania merr përsipër praktikën e nxjerrjes së vizës së punës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022984027862549
array(1) { ["section"]=> string(80) "pranoni-te-punoni-ne-gjermani-kjo-ftese-behet-per-nje-kategori-shqiptaresh-59663" }