Prapaskenat e Parkingjeve/ Pse nuk kaloi vendimi. Rebelimi ndaj “votës së detyruar” të të majtëve

Publikuar tek: politike, më 11:45 13-02-2015 Prapaskenat e Parkingjeve/ Pse nuk kaloi vendimi. Rebelimi ndaj “votës së detyruar” të të majtëve Pamje te parkingjeve ne Tirane

Që nga ora 17.00 grupi i këshilltarëve socialist në Bashkinë e Tiranës kishin marrë “urdhërin” se koncensioni për parkingjet private në Tiranë duhet të kalonte. Bëhej fjalë për një projekvendim që hapte procedurën e dhënies privatë të 41 mijë parkingjeve, në një afat 35-vjeçar. 

Ajo që nuk kishin marrë parasysh drejtuesit e bashkisë dhe këshillit bashkiak, ishin anëtarët “rebelë” të këtij Këshilli, si majtas, ashtu edhe djathtas. Nga 55 anëtarë të këshillit bashkiak, për të kaluar këtë vendim, duheshin 33 vota. Por në orën 21.00, kryetari i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi, pa se në sallë nuk ishte kuorumi i nevojshëm për të kaluar këtë vendim “të rëndësishëm”.

Edhe pse Gent Gazheli, drejtor i Pastrimit të Parave, shef i Financave të PS, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak mori përsipër t’u transmetonte socialistëve urdhërin, jo të gjithë u shprehën dakord.

Eridjan Salianji, avokati socialist i zgjedhjeve, ishte i pari që hapi kutinë e Pandorës. “Ne do të jemi edhe për 3 muaj anëtarë të këtij këshilli. Nuk mund të votojmë një projekt për të vendosur fatin e tiranasve për 35 vite të tjera” deklaroi ai në mbledhje, duke u ngritur për të ikur.

“Nuk mund të votoj një projekt të tillë, nuk mund të dalë mbi parimet e mia” mësohet të ketë thënë Adriana Berberi, anëtare e PS në këshill. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe biznesmeni socialist Petrit Ago. Florjan Pullazi, e kundërshtoi vendimin në sallë, pa ikur nga mbledhja.

Por edhe tek të djathtët nuk kishte një votë unanime. Shumë prej tyre, nuk erdhën fare. Zana Guxholli, ishte një prej anëtareve të djathta që sic u duk, nuk ishte dakord me vendimin dhe nuk erdhi fare.

Pavarësisht ecejakeve të Aldrin Dalipit, kryetar i Këshillit Bashkiak, në zyrën e Lulzim Bashës, kryetar i Bashkisë, disa herë rresht, anëtarët e këshillit nuk po bindeshin të votonin projektvendimin. Dhe ndodhte që numrat, e votat, nuk plotësoheshin. Atëherë, në emergjencë për ta votuar projektin e parkingjeve private, mbledhja e Këshillit Bashkiak për këtë çështje, u vendos të shtyhet për të premten.

Kompanitë e interesuara janë Speed Taxi dhe ABT. Ato kanë dhënë edhe propozimin ku 10 përqind të shumës, do t’ia dorëzojnë Bashkisë. Pjesën tjetër, për 35 vjet, do ta fitojë kompania private.

“Edhe Aeroporti i Rinasit që iu dha kompanisë gjermane, u dha me një kontratë koncesionare 20 vjeçare” ishte reagimi dje në rrjetet sociale.

Sipas insinuatave në media, kompania e interesuar është një joint-venture me interesa të drejtpërdrejta të pronares së Top Channel Vjollca Hoxha. Siç raportonte lapsi.al dhjetorin e kaluar, një ndër arsyet e ftohjes së Ramës me TCH ishte pikërisht projekti i kërkuar nga zonja Hoxha, ku fillimisht, Rama kishte hezituar. Por tashmë, duket se kryeministri është dorëzuar  dhe kërkon tia japë parkingjet private kompanise me lidhje të drejtpërdrejta me pronaren e Top Channel.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS-LSI, përplasja e parë për shtëpitë e Vlorës
Rama: Bujar Nishani, president kalimtar »
Article Logic
Execution time: 0.013635158538818
array(1) { ["section"]=> string(98) "prapaskenat-e-parkingjeve-pse-nuk-kaloi-vendimi-rebelimi-ndaj-votes-se-detyruar-te-te-majteve-3220" }