Prapaskenat/ U largua Starova, Tramezzani ishte pranë Partizanit

Publikuar tek: sport, më 15:08 31-12-2016 Prapaskenat/ U largua Starova, Tramezzani ishte pranë Partizanit

Sulejman Starova u largua sezonin e kaluar nga Partizani pas përfundimit të dy fazave të para. Tekniku i të kuqve bëri një gjysmë sezoni shumë të mirë me skuadrën e tij, por për drejtuesit nuk u arrit objektivi, shpalljen kampion dimri. Për këtë ka folur për newsport.al, ish drejtori i Partizanit Dritan Dervishi, i cili kthehet pas në kohë.

“Në atë periudhë, pas largimit të Starovës ne ishim në kërkim të një trajneri të ri. Unë dhe presidenti Demi dëshironim që të merrnim në skuadër Paolo Tramezzanin. Por, ai nuk pranoi për respekt të FSHF-së. Ndaj vendosëm që të emëronim si trajner të Partizanit, Andrea Agostinelin”, përfundoi për newsport.al, ish-drejtori i Partizanit Dritan Dervishi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SPORTI përgjatë këtij viti në Newsbomb: Skandali i Rey Manaj më i lexuari
FOTO/ Shkëlqeu në dy fazat e para, super luks për Partizanin në Antalia »