Precedenti i 2002, Kushtetuesja mund të veprojë për Ahmetajn njësoj si në rastin "Majko"

Publikuar tek: politike, më 08:44 21-02-2016 Precedenti i 2002, Kushtetuesja mund të veprojë për Ahmetajn njësoj si në rastin

Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë ngutje me ligj për të marrë menjëherë në shqyrtim kërkesën e depozituar nga Presidenti i Republikës në lidhje me shkarkimin dy ministrave, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj, shkruan gazeta “Panorama”.

Sipas rregullit të saj, brenda dy muajve nga depozitimi i kërkesës në këtë gjykatë, anëtarët e saj duhet ta marrin në shqyrtim atë, ndërsa dhënia e vendimit, e veçanërisht zbardhja e tij, nuk kanë asnjë afat të përcaktuar kohor. Përjashtim bëjnë marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara në Kuvend, të cilat nëse ankimohen në këtë gjykatë, duhet të marrin përgjigje brenda një muaji.

Por Gjykata Kushtetuese ka vendosur një precedent në vitin 2002, kur ka dhënë një vendim vetëm 24 orë pas depozitimit të kërkesës në këtë gjykate, madje edhe e ka zbardhur këtë vendim, si një nga rastet e parë dhe të fundit për nga shpejtësia e lëvizjes dhe vendimmarrjes.

Është vendimi nr.28, datë 21.02.2002, kur trupi gjykues i përbërë nga: Fehmi Abdiu, Kryetar dhe gjyqtarët Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuço, Kristofor Peçi, Tefta Zaka, Petrit Plloçi, Sokol Sadushi, dhe Kujtim Puto, relator i çështjes, brenda 24 orëve nga depozitimi i kërkesës i dhanë të drejtë 29 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë duke e detyruar kryeministrin e sapo emëruar Pandeli Majko që të paraqiste, përveç programit edhe përbërjen e kabinetit të tij qeveritar.

Majko, i sapo mandatuar si kryeministër, në një periudhë përplasjesh në PS, kishte kërkuar që fillimisht të prezantonte programin e qeverisë e më pas të merrte votëbesimin për të dhe në një seancë tjetër të prezantonte emrat e ministrave të kabinetit të tij. Kjo kërkesë e Majkos u bllokua, pasi menjëherë deputetët mblodhën firmat dhe iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese.

Cani dhe Ahmetaj u shkarkuan nga kryeministri Edi Rama në detyrat e tyre respektivisht si ministër Financash dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik. Vendimi i dytë i Ramës ishte emërimi i Ahmetajt në krye të Financave dhe Milva Ekonomit ministre e Ekonomisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklaratë e orëve të vona, Basha- Ramës: Esëllohu, as si çoban në Surrel s’ke për të gjetur dele
Kryeministri Rama argumenton me një videomesazh pse “protestohet” te Parku i Liqenit »
Article Logic
Execution time: 0.020541191101074
array(1) { ["section"]=> string(91) "precedenti-i-2002-kushtetuesja-mund-te-veproje-per-ahmetajn-njesoj-si-ne-rastin-majko-33140" }