Prefekti i Shkodrës Radovani i bërtet drejtorit të OSHEE dhe Policisë: Kujdes me njerëzit

Publikuar tek: politike, më 17:19 25-02-2015 Prefekti i Shkodrës Radovani i bërtet drejtorit të OSHEE dhe Policisë: Kujdes me njerëzit Paulin Radovani, prefekti i Shkodres i zgjedhur nga LSI

Një sherr i panevojshëm ka ndodhur sot në prefekturën e Shkodrës në një mbledhje të kërkuar nga prefekti Paulin Radovani. “E kërkova mbledhjen me drejtuesit e OSHEE dhe policisë, duke parë radhët e gjata dhe shtyrjen e panevojshme të njerëzve, të cilët kërkojnë të paguajnë energjinë elektrike dhe kur radhët janë të mbushura plot.

Kërkova nga ana e drejtorit që të hapë sportele nëpër komuna, një process që do të fillojë që nga dita e nesërme, sepse njerëzit përveçse po kërkojnë të paguajnë, po harxhojnë dhe kohë dhe nerva për të lënë të gjitha punët e tyre për të ardhur në Shkodër e për të bërë pagesat. Pra të shtohen sportelet, të rritet numri i punonjësve, dhe në fund të fundit, kur qytetarët kanë për të paguar dhe kanë kaq shumë rradhë të gjata, pse të mos bëhet edhe shtyrja e afatit, psh për një muaj” u shpreh prefekti Paulin Radovani për newsbomb.al.

Edhe në Shkodër situata është paraqitur problematike sin ë çdo rreth tjetër. Ndërkaq, drejtori i OSHEE ka marrë parasysh propozimet dhe ka premtuar pagesat në prefekturë.

Tërheqje vëmendje e prefektit ka qenë edhe ndaj drejtorit të policisë së Shkodrës kur i ka kërkuar këtij të fundit të mos merret me raste si i atij qytetarit  që lidhi energjinë elektrike për shkak të fëmijes që ishte sëmurë. “Ka shumë gjëra të tjera për të bërë policia e Shkodrës” u shpreh Paulin Radovani.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emërimet nepotike te Tatimet, flet drejtoresha Shehaj: Sulm i PD ndaj familjes sime
A është nxitur Tom Doshi nga Sali Berisha? »
Article Logic
Execution time: 0.033454895019531
array(1) { ["section"]=> string(93) "prefekti-i-shkodres-radovani-i-bertet-drejtorit-te-oshee-dhe-policise-kujdes-me-njerezit-4421" }