Prej gushtit kalvar ndërprerje punimesh për 1 km rrugë, ja institucioni që ka i ka bllokuar këtë herë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:21 30-03-2017 Prej gushtit kalvar ndërprerje punimesh për 1 km rrugë, ja institucioni që ka i ka bllokuar këtë herë

Nuk ka përfunduar ende kalvari i ndërprerjes së punimeve për ndërtimin e një aksi prej më pak se 1 km në dalje të qytetit të Pogradecit. Prej gushtit të vitit të kaluar për shkak të përplasjeve për vend depozitimin e inerteve mes firmës dhe bashkisë së Pogradecit investimi është ndërprerë disa herë.

Ndërsa sot ka qenë një tjetër institucion që sërisht ka bllokuar punimet, "Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve në Korçë" disa ditë më parë ka kryer një inspektim pranë firmës së kontraktuar për rikonstruksionin e këtij aksi duke kërkuar të gjithë dokumentacionin e punimeve, por sipas inspektorit Ylli Galo firma nuk ka dhënë asnjë dokument.

Në këto kushte është kryer edhe pezullimi i punimeve deri në datën 30 Mars me qëllim paraqitjen e të gjithë dokumentacionit të kërkuar.

Krejt ndryshe e paraqet situatën përfaqësuesi i firmës, drejtues i punimeve Kadri Omeri. Sipas tij pezullimi i punimeve nuk është i drejtë dhe sjell një dëm ekonomik prej 35 mijë eurosh.

Omeri thotë se inspektorëve të mjedisit i janë paraqitur një sërë dokumentash por kanë qenë të paplota dhe për këtë ai pranon edhe masat administrative apo gjobat por kundershton pezullimin e punimeve, e tregon se është njoftuar edhe policia si dhe është kryer kallzim në prokurori.

 Nuk dihet se sa do të zgjasë ndërprerja e radhës e punimeve për ndërtimin e aksit rrugor në dalje të qytetit të Pogradecit, por është e sigurt se çdo vonesë për përfundimin e këtij investimi do të ndikojë negativisht në sezonin turistik veror që po afron.

17669007_10209402375958380_1350235853_o.jpg17668852_10209402375798376_1860354724_o.jpg17670424_10209402376118384_521765615_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024056196212769
array(1) { ["section"]=> string(106) "prej-gushtit-kalvar-nderprerje-punimesh-per-1-km-rruge-ja-institucioni-qe-ka-i-ka-bllokuar-kete-here-73567" }