“Preke majat, por nuk i harrove rrënjët e tua”, Haradinaj i entuziazmuar nga takimi në Londër me Rita Orën

Publikuar tek: rajon, më 09:27 11-07-2018 “Preke majat, por nuk i harrove rrënjët e tua”, Haradinaj i entuziazmuar nga takimi në Londër me Rita Orën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ndodhet në Britani për Samitin e Londrës ka takuar dhe këngëtaren me famë botërore Rita Ora.

Lajmin e bënë të ditur vetë kryeministri me anë të një postimi në rrjetet sociale.  

E plotë:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.

Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t'i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You!

RH

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditë historike, Maqedonia pret ftesën për anëtarësimin në NATO
Arrestohet me të shtëna armësh kryetari i komunës, kapet bashkë me gruan dhe djalin, ja arsyeja   »
Article Logic
Execution time: 0.015634059906006
array(1) { ["section"]=> string(109) "preke-majat-por-nuk-i-harrove-rrenjet-e-tua-haradinaj-i-entuziazmuar-nga-takimi-ne-londer-me-rita-oren-127498" }