Prekëse, djali i ish-deputetit që ndërroi jetë disa javë më parë, takim zemre me ministrin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:10 06-07-2017 Prekëse, djali i ish-deputetit që ndërroi jetë disa javë më parë, takim zemre me ministrin

I riu në foto është Admir Kadeli, djali i deputetit të ndjerë Gjovalin Kadeli i cili ndërroi jetë disa ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit si pasojë e një sëmundjeje.

Admir Kadeli ka marrë pjesë ditën e djeshme në Konventën Kombëtare të LSI ku Monika Kryemadhi u zgjodh kryetare.

Ai ka patur një takim të përzemërt me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Agim Rama, fotografi i Kuvendit, shkrep këtë foto dhe shkruan:

“Kënaqësi ndjeva sot kur djali i deputetit të ndjerë Gjovalin kadeli, Admir Kadeli, erdhi e më përqafoi.

‘Je burazer i babit tim, më tha e si i tillë je miku i shtëpisë tonë’.

Faleminderit djalë i mrekullueshëm edhe ju jeni pjesë e zemrës sime”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021806001663208
array(1) { ["section"]=> string(94) "prekese-djali-i-ish-deputetit-qe-nderroi-jete-disa-jave-me-pare-takim-zemre-me-ministrin-85215" }