Digitalb Kosova dhe IPKO kanë njoftuar të gjithë abonentët në Kosovë se kanalet e Supersport Kosovës do të jenë transmetuesit ekskluzivë të Premier League për tre vite rresht.
Në këtë mënyrë të gjithë tifozët kosovarë, të cilët janë të apasionuar pas Premier League-s Angleze do të kenë mundësi që t’i ndjekin ndeshjet, pikërisht në Supersport Kosova.
“Abonentët e IPKO dhe Supersport Kosova kanë të garantuar në këtë mënyrë në shtëpinë e tyre një vend në radhën e parë të stadiumeve të kategorisë maksimale të futbollit anglez edhe për 3 vitet e ardhshme. Duke nisur nga ky sezon i jashtëzakonshëm, rivaliteti me më shume yje në fushe e Mourinho, Guardiola, Klopp, Conte, Ëenger e Ranieri në ndjekje të ëndrrës për kurorën e futbollit britanik. Mos humbisni Premier League në Supersport Kosova”, shkruhet në njoftimin e Digitalb.