Premiera "Babai" në teatrin e Elbasanit, shikoni si ka ndryshuar aktori i madh Reshat Arbana (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 21:13 02-11-2017 Premiera

Në teatrin “Skampa” të Elbasanit do të vihet në skenë premiera "Babai".  Komedia e trishtë e regjisorit Spiro Duni është në përgatitjet e saj të fundit për të ardhur pranë publikut elbasanas në 11-19 Nëntor.

Në premierë marrin pjesë aktorët e mëdhenj si Reshat Arbana, Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi dhe Elia Zaharia. Por ajo që bie në sy është transformimi që ka shkaktuar kalimi i viteve për Reshat Arbanën. Aktori i madh shfaqet shumë ndryshe siç jemi mësuar ta shohim më parë.

Ndërkohë, përpara se të venë në skenë komedinë e trishtë, aktorët kanë zgjedhur të kenë një takim të veçantë me kryetarin e Bashkisë Z. Sejdini i cili ka qenë edhe mbështetësi kryesor i shfaqjes. Sejdini priti në zyrën e tij aktorët e mirënjohur që marrin pjesë në shfaqje në një bisedë miqësore e cila kryesisht u përqendrua rreth shfaqjes, por edhe rreth Qendrës së Artit në përgjithësi e cila vitet e fundit po gjallëron ndjeshëm jetën kulturore në qytet.

Regjisori Spiro Duni, ndër të tjera theksoi punën e shkëlqyer që mund të bësh me aktorë dhe bashkëpunëtorë të kësaj kategorie. Ndërkohë Arbana dhe aktorët e tjerë falenderuan z. Sejdini për mbështetjen që tregon gjithmonë për artin. Qendra e Artit nis me këtë shfaqje aktivitetet me rastin e Festave të Nëntorit. Ndërkohë vijojnë përgatitjet dhe të tjera aktivitete na presin në datat 11 Nëntor, 28 dhe 29 Nëntor.

 

23192856_10156639991688765_1355716062_n_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shuhet regjisorja e mirënjohur Drita Agolli, lajmërimi për ceremoninë mortore
»
Article Logic
Execution time: 0.030931949615479
array(1) { ["section"]=> string(100) "premiera-babai-ne-teatrin-e-elbasanit-shikoni-si-ka-ndryshuar-aktori-i-madh-reshat-arbana-foto-98145" }