PREMIERË/ “Dama me Kamelie” në Teatrin Kombëtar, bëhen bashkë EMRAT e mëdhenj të aktrimit

Publikuar tek: kulture-art, më 17:21 13-12-2017 PREMIERË/ “Dama me Kamelie” në Teatrin Kombëtar, bëhen bashkë EMRAT e mëdhenj të aktrimit

Vjen për herë të parë në Teatrin Kombëtar “Dama me Kamelie” e  Alexandre Dumas.

"Dama me kamelie“, është historia tragjike e një vajze që deshi të bashkojë dy botët dhe një djali që mendoi se mund t’i ndryshojë të dyja! Një histori e trishtë dashurie mes një vajze - shitëse dhe një borgjezi të ri.

Shfaqja vjen për publikun në datat 8-9-10 Dhjetor ora 19:00 ne Teatrin Kombëtar.  Realitet i pandryshueshëm .Skamje , luks,mentalitet , fate të mbërthyera fort nga pasioni. Beteja e perjetshme e reales me të drejtën . Të gjitha këto elementë do vijnë magjishëm nga regjisorja Luli Hoxha, nën interpretimin e aktorëve Laert Vasili, Luli Hoxha, Viktor Zhusti, Rajmonda Buku, Gjergj Mena, Xhino Musollari, Josif Sina dhe Karafil Shena.

MË SHUMË DETAJE NGA VEPRA

Shkruar nga Alexandre Dumas, (1824-1895), kurai ishte 23 vjeç. U publikua për herë të parë në vitin1848. "Dama me Kamelie"  një veper gjysmë -autobiografike  e cila bazohet ne dashurine e njekurtizane vendosur në mes të shekullit të XIX ne Francë. Vepra tregon  nje histori tragjike dashuriemes karakterit enderrimtar te Margerite Gutier nje kurtizane e cila  vuan nga  tuberkulozi dhe Armand Duval, një borgjez i ri.  Marguerite është quajtur"Dama me kamelie"  pasi shoqeruese e saj besnikeeshte perhere nje kamelie e kuqe ne kohen kur ajoeshte ne ciklin e saj mujor duke treguar keshtu se eshte e padisponuehme per te bere të bërë dashuridhe një kamelie e bardhë kur ajo është në dispozicionpër dashnorët e saj.

Armand bie në dashuri me Margerite dhe në fund  bëhet i dashuri i saj. Ai tenton te bind  ate për të lënë jetën e saj si një kurtizane dhe te shkoje te jetoje me te ne fshat.  Kjo marrdhenie e zjarrte mes tyre do te  ndërpritet nga babai i Armandit , i cili i vene ne dijeni per skandalin e krijuar nga kjo marrdhenie e jashtligjshme, dhe  i frikesuar se kjo marrdhenie do te ndikoje edhe ne martesen e motres se Armandit shkon te  binde Margeriten të largohet nga biri i tij. Deri në vdekjen e Margerites,  Armand beson se ajo e la atë për një burrë tjetër. Vdekja  e Margerite pershkruhet si një agoni e cila nuk ka fund, duke e gjetur veten te braktisur nga te gjithe.

Vepra hap siparin  pas vdekjes se Marguerite.  Disa studiues besojnë se sëmundja e Margerite  ishte një semundje e  shekullit të XIX. Duma  është treguar  i kujdesshëm  ne portretizimin e favorshem te Margerite, i cili pavarësisht  nga kaluara e saj i është dhënë virtytshëm  dashurisë se saj te vuajtshme  për Armandin, dhe vuajtjeve te dy të dashuruarve. Dashuria e cila do te shkaterrohet nga nevoja  dhe morali i kohës, si kontrast i kesaj dashurie te dhunuar nga mentaliteti i kohes, si dhe situates kaq sakrifikuese deri ne momentin kur behet e parealizueshme kjo dashuri, me hyrjen e babait te Armandit ne skene.

INFO MBI BIOGRAFINE E VEPRES

Që  ne debutimin e pare te saj si veper  ajo u kthye si vepra e vendosur me se shumti ne te gjithe teatrot . Roli tragjik i Margerite Gutier u bë një nga rolet më të lakmuar në mesin e aktoreve duke filluar nga Sarah Bernhardt, Eleonora Duse, Margaret Anglin, Gabrielle Rejane, Tallulah Bankhead, Lillian Gish, Dolores del Río, Eva Le Gallienne, Isabelle Adjani, Cacilda Becker dhe Helena Modrzejeëska.

Nga të gjitha  veprat e Dumas, vepra teatrale "Dama me Kamelie" është ajo më popullore në mbarë botën duke u konsideruar nder kryveprat e shek XIX.

ALEKSANDER DUMA (i riu) BIOGRAFIA

Dumas ka lindur në Paris, te Francës dhe eshte fëmija i paligjshëm i Marie-Laure-Catherine Labay (1794-1868), një rrobaqepëse, dhe romancierit Alexander Dumas. Në vitin 1831 babai i tij  i njeh ligjerisht atesine dhe  i siguroi te riut  Dumas arsimimin më të mirë  në Goubaux  dhe College Bourbon. Në atë kohë, ligji i lejoi  plakut Dumas për të marrë fëmijën larg nga nëna e tij. Agonia e nenes se te riut Duma u be frymezim qe ai te ndertonte personazhet tragjike femra. Në shkolle  ai provokohej vazhdimisht nga shokët e tij për shkak të gjendjes së tij familjare. Kjo e kaluar e jetes se tij ka ndikuar thellesisht ne medimet, sjelljet dhe shkrimet e tij. 

Në 1844, Dumas u transferua në St-Germain-en-Laye për të jetuar me babain e tij. Atje ai u takua me Marie Duplessis, një kurtizane e re që do të behet frymëzim për karakterin Marguerite Guthier nëvepren e tij "Dama me Kamelie". Veper e cila do te behet ne vitin  1853 opera e Verdit "La Traviata".

Edhe pse ai pranoi se  kishte nevojë për para per realizimin e vepres, suksesi i fillimit te tij si dramaturg ishte ne majat me te larta. Ai  jo vetëm  u be më i njohur se babai i tij  por edhe të dominoi terrenet me  serioze franceze për shumicën e gjysmës së dytë të shekullit të 19-të.     

Dumas vdiq në Marly-le-Roi më 27 nëntor 1895, dhe u varros në varrezat e Montmartre në Paris. Varri i tij është,ndoshta rastësisht, vetëm rreth 100 metra larg nga ai i Marie Dupless.

KONCEPTIMI REGJISORIAL

Forca e dashurise se Margarite me Armandon eshte Cekani me i madh per te shperthyer muret e mentalitetit dhe tabuve qe shoqeria i ka vendosur per shkak deshirave te saj te ndrydhura qe ne pamje te pare ngjajne idealiste dhe gjykuese. Kush vendosi qe njeriu duhet te frenoj ,parandaloj dhe ndrydh "deshiren" kaq te thjeshte ne dukje por qe permban teresine e lumturise apo ideales qe te shumtet e enderruan dhe frika per ta patur i agresoi per te vrare te pavdekshmen. Armand dhe Margarit jane shembulli ideal qe duke u misheruar ne skene ata diku ne mes syve te spektatoreve do zgjojne te vertetat qe gjithkush mbart, por ka frike ti "bertase". Eshte bukur te ruash klasiken e vepres per te moshumbur emocionin. Gjithcka vjen ne kohe ne konceptin tim personal por kjo veper do te flase ne ate kohe, me ata kostume edhe nje shekull me pas ku pretendimi per nje bote me te lire dhe mendje me te hapur manifestohet ne cdokend. Nderkohe… Cfare? Asgje ska ndryshuar dhe atmosfera qe shfaqja do te krijoj e mbetur ne ata kostume trondit me teper mosndryshimin aktual edhe sot. Shfaqja hapet ne varrin e te rese kryengritese. Kjo kurtizane qe as i ftohti i akullt nuk i mori dot bukurine qe natyra i dha si dhurate "denimi" ne kete bote. Kjo kurtizane qe tituj pseudokavalieresh te pushtetshem kaluan mbi trupin e saj te mekanizuar… Cfare kerkoi ajo? Nje jete me te mire? Dy diamande me teper? Apo disa salla teatri per t'iu arratisur realitetit te tyre ku ajo gjente? Per kete u urrye ajo? Fundja keto ishin materialet qe ajo perftoi pa arritur qe te gjeje vecmas kenaqesise fiziologjike ate shpirteroren. Por tani mbi trupin e saj te ftohte dhe te pa demtuar nga dheu i lagesht qendron ai qe i dhuroi ate qe ajo kish kerkuar sapo kish lindur, ate copez dashurie qe ajo perjetoi duke u fshehur skutave larg kufijve te kesaj "shoqerie te moralshme". Ku qendroi pamorali i saj? Tek mosmorali i tyre apo tek epitete qe masa vendosi per ata qe kerkojne te fluturojne lart. Cila eshte e drejta e zgjedhjes apo e zgjidhjes? Ndikimi? Apo ndergjejja qe vepron krahas te pandergjegjeshmes tende. Mua me intereson vdekja e saj, dashuria e saj e frenuar, lodhja nga mentalieti dhe ikja e saj eshte nje liri qe shpalos dhe zhvillon ngjarjet ne retrospektive per te vertetuar edhe nje here ate qe kerkojme te ndryshojme kur jemi vetem por bashke e pamundur. Sipari i shfaqjes hap vdekjen e saj si nje parajse e ndaluar, qetesine e saj ne nje bote te panjohur por imagjinaten te pakten e shprehim pa limite… Iluzionirrethon te gjithe shfaqjen. Elementet  e maskave do te permbajne krijimtarine e personazheve ne perfytyrimin tim. Personazhet do jene te perlyer ne shumllojshmeri ngjyrash ku te pa prekur do te jene ata te dy "dashnoret e ndaluar". Atmosfera e mardhenieve reale do te justifikoje cdo element te iluzionit te sjelle ne ndertimin e vepres sipas meje. Pasqyra si element skenografik do te jete i vetmi ferr qe personazhet tane do te shfaqin komplekset e tyre. Tymnaja do te jete mjergulla ku ata do te depertojne , ne formen ku cdo gje paqarteson realitetin. Ndricimi i lokalizuar do te perftoje misterin, ate qe kerkojme te fshehim. Asgje nuk ndodh rastesisht dhe trajtimi i pjeses  ne funksion te endrres shpalos mendimet e frenuara drejt realitetit. Lufta ndaj ''te bukures" do te percillet mes elementeve te hekurave, prangave dhe dryneve qe Dyma te jep lirine t'i perdoresh lehtesisht ne teatrin e kurtizaneve.

KUJTIMET e REGJISORES

Mbaj mend time time më  tek me thoshte se si kishte mundur te lexonte fshehurazi  librin me flete te verdha te bibliotekes modeste te babait te saj. Une nuk dija pse ajo citonte ate ngjyre te verdhe te asaj periudhe. Shpjegimi ishte nje: "NDAL" me shkronja te medha. Gjendesha akoma ne faqet e para te kesaj vepre dhe ne fund kuptova se per t'u bere i devotshem duhej te ishe kokeulur, mos te thoje gjithmone ate qe mendoje e sikunder te veproje. Gjithcka nje "NDALOHET" gjitcka nje "MOS" pa marre kurre nje perse.  Virtyte quhen asokohe qe pasuan ne te sotmen. Virtyte edhe pse miken ngjitur nuk e vras por ate dhe shume te tjere do ti vriste liria ime. U rrita dhe vendosa qe lirine time ta them ne skene ne formen qe une kutpoj ne formen qe vlerat mund te fliten me vepra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akademia e Shkencave event për studimet albanologjike, Krasniqi bën thirrje: Shfrytëzojini minutat e ditës për gjëra më të vlefshme sesa kafenetë
Zbulime të rëndësishme arkeologjike në gjurmën e TAP »
Article Logic
Execution time: 0.014994144439697
array(1) { ["section"]=> string(92) "premiere-dama-me-kamelie-ne-teatrin-kombetar-behen-bashke-emrat-e-medhenj-te-aktrimit-102963" }