Premio e çmendur, miliona euro për Kosovën në Botëror

Publikuar tek: sport, më 20:19 06-09-2016 Premio e çmendur, miliona euro për Kosovën në Botëror

Kthimi i lojtarëve kosovarë nga Finlanda është bërë në mënyrën më të ngrohtë jo vetëm nga tifozët, por edhe nga politika e shtetit më të ri në botë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një premtim të bujshëm në rast se Kosova arrin që të kualifikohet në finalet e botërorit që do të mbahet në vitin 2018 në Rusi.

Kadri Veselit u ka premtuar një premio prej 100 mijë euro për kokë pjesëtarëve të kombëtares kosovare nëse bëjnë arritjen e madhe, ndërsa ai nuk ka ngurruar që ta quajë “Brazili i Vogël” kombëtaren e shtetit të tij.

“Nga 100 mijë euro premtojë për secilin lojtar nëse arrijnë të kualifikohen, gjë të cilën unë e besoj. Loja e djeshme dëshmoi se nuk jemi inferiorë ndaj asnjë ekipi. Urime djelmoshave dhe gjithë vendit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshjet e radhës, në “Loro Boriçi” vijnë Spanja dhe Kroacia
Rama ka nisur ta dashurojë futbollin? Përgjigjen ia thotë Ilda Bejlerit dhe s’është ajo që prisnit »
Article Logic
Execution time: 0.01979398727417
array(1) { ["section"]=> string(58) "premio-e-cmendur-miliona-euro-per-kosoven-ne-boteror-52117" }