Premtimi i Bekim Balajt pas golit spektakolar në “Loro Boriçi”: S’do ndalem më

Publikuar tek: sport, më 13:38 06-09-2016 Premtimi i Bekim Balajt pas golit spektakolar në “Loro Boriçi”: S’do ndalem më

Bekim Balaj i nis këto Eliminatore të Botërorit në të njëjtën mënyrë siç startoi kualifikueset e “Euro 2016”, me gol, e për më tepër sërish një gol që i jep tri pikët Shqipërisë.

Këtë herë jo kundër Portugalisë, por kundër Maqedonisë, sulmuesi shkodran shënon në shtëpinë e tij, ndërsa tashmë iu premton tifozëve se nuk do të ndalet më. “E kam pritur gjithë jetën këtë gol në Shkodër me fanellën kuqezi. Është një emocion shumë i madh për mua. Jam i lumtur që gëzova shkodranët dhe jo vetëm ata, por gjithë shqiptarët.

Shpresoj të mos jetë rastësi goli im i parë sërish në këtë hapje Eliminatoresh, ashtu si ndaj Portugalisë në Kualifikueset e “Euro 2016″. Vërtet që nuk kam shënuar shumë, por tashmë shpresoj që të mos ndalem më.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mrekulli kuqezi, Balaj "bekon" Shqipërinë në shtëpinë e tij. Shqipëri-Maqedoni 2-1
PËRMBLEDHJE/ Flasin pas ndeshjes Agolli, Hyka, Balaj dhe De Biasi: Nga stuhia te 3-pikëshi »
Article Logic
Execution time: 0.028555870056152
array(1) { ["section"]=> string(81) "premtimi-i-bekim-balajt-pas-golit-spektakolar-ne-loro-borici-s-do-ndalem-me-52071" }