Premtimi i parakohshëm i Blushit, ja si ka ndryshuar qëndrim deputeti që dikur kritikonte Ramën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:49 04-07-2016 Premtimi i parakohshëm i Blushit, ja si ka ndryshuar qëndrim deputeti që dikur kritikonte Ramën

Aktivzimi në rrjetet sociale ka nxjerrë “zbuluar” deputetin e PS, Ben Blushin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, disa muaj më parë, Blushi u pyet nga gazetarja Anila Basha përse nuk kishte hapur asnjë llogari në Facebook apo Twitter për të komunikuar me qytetarët. Dhe përgjigja e Blushit ishte: “Nuk di të hap një llogari në Facebook, nuk e njoh. E konsideroj një komunikim fals, nuk jam njeri i llastuar. Këta partizanët e partisë time e përdorin Instagramin për të parë sa të bukur janë. Këta janë fals, nuk e pranoj këtë mënyrë komunikimi. Unë shes mendimet e mia, jo fotografitë, nuk kërkoj vota në rrjetet sociale. Nuk e përjashtoj, por nuk do të më shihni kurrë të jem një llogari në Instagram me fotot e mia”.

Tani që partia re pritet të njoftohet së shpejti dhe zgjedhjet janë më pak se një vit larg, Blushi është detyruar të njoh Facebook-un dhe të bëhet pjesë e atyre “partizanëve” që kritikonte dikur, përfshirë kryeministrin Edi Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025658845901489
array(1) { ["section"]=> string(100) "premtimi-i-parakohshem-i-blushit-ja-si-ka-ndryshuar-qendrim-deputeti-qe-dikur-kritikonte-ramen-45452" }