Prenga i përgjigjet Blushit: Ke ndarë bukën me mua, mu lute të sulmoja Ramën

Publikuar tek: politike, më 19:10 25-02-2016 Prenga i përgjigjet Blushit: Ke ndarë bukën me mua, mu lute të sulmoja Ramën

Deputeti Armando Prenga i është përgjigjur akuzave të Ben Blushit, pas deklaratave të bëra prej tij në përfundim të seancës plenare.

Prenga i ka kujtuar Blushit miqësinë që ata kanë patur me njëri-tjetrin dhe kërkesën e tij për të luftuar kryeministrin Edi Rama.

Nuk më habit as Sali Berisha e as Lulzim Basha. Më habit Ben Blushi se kam ndarë bukën me të dhe e kam njohur për shok të mirë. Se kam dëgjuar kurrë të fliste për kriminelë në PS, kur vinte të darkonte dhe drekonte me mua në zonë. Por mesa duket puna sot ia do që të sulmojë shokët, njësoj si Saliu dhe Luli. Prandaj është gati të më bëjë kriminel edhe mua, shokun e tij për qëllimet  e veta. Unë s’jam kriminel o Blush! Unë jam ai që të kam respektuar dhe të kam thënë mik. Të mirëkuptova kur nuk e the një fjalë për mua, kur më përjashtuan pa marrë mundimin as të më pyesësh si më zuri ky hall. Por, kur të dëgjova sot më erdhi zor që kam nda bukën me ty dhe dua ta dinë të gjithë që më ke ardhur dhe me je lutur për të luftuar Edi Ramën. Por, nuk isha kriminel atëherë se të duhesha ty. Tani ke gjet statutin dhe unë të bëj punë si kriminel, dhe jo si shok. Mjerë PS që do t’i dalësh t’i për zot!”-, shprehet Prenga.

"Unë besoj se kjo është gjëja më e mirë që ka bërë Prenga. Por çështje të tilla nuk i lihen në ndërgjegje njeriut. Unë nuk komentoj gjykatën. Ka parti serioze që nuk e kthejnë parlamentin në një shitore vezësh", ka qenë deklarata e Blushit që ka nxitur reagimin e Prengës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama reagon pas goditjes me vezë: PD po i përdorë si armë opozitare. Basha: Në 3 vetë, 2 i ke kriminelë
Ngjarjet në Kuvend, Ruçi letër Metës: Përjashto ata që qëlluan Ramën me vezë »
Article Logic
Execution time: 0.017764806747437
array(1) { ["section"]=> string(80) "prenga-i-pergjigjet-blushit-ke-ndare-buken-me-mua-mu-lute-te-sulmoja-ramen-33538" }