Prenga u kthye në Komisioni e Sigurisë, reagon Topalli: Është për të uluritur, të keqen e kalit të Caligola-s

Publikuar tek: politike, më 14:59 22-02-2016 Prenga u kthye në Komisioni e Sigurisë, reagon Topalli: Është për të uluritur, të keqen e kalit të Caligola-s

Ndaj  deputetit Armando Prenga, të premten u vendos masa e sigurisë “detyrim” paraqitje dhe sot ka marrë pjesë në Komisionin e Sigurisë nga ku mbajti fjalën ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në kuadër të vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry sa i takon çështjeve lidhur me sigurinë. Por sakaq, ka reaguar vetë Prenga i cili ka pohuar se është përjashtuar nga PS dhe s'do jetë më pjesë e kësaj strukture.

"Jam përjashtuar dhe nuk kthehem më në PS. Do marr pjesë rregullisht në komisionet e Parlamentit. Pres drejtësi me vendimin e Gjykatës së Lartë. Do mbaroj mandatin, do shoh nëse do rri në politikë. Është aluduar shumë për këtë çështje. Nëse më gjejnë një vepër penale, do kërkoj ndjesë", ka thënë Prenga.

Menjëherë ka reaguar edhe ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila thotë se “kjo është për të uluritur”.

“Kthehet si deputet dhe fill e ne komisionin e sigurise , te atij komisioni parlamentar qe duhet te kerkoje llogaridhenie per sigurine e rendin ne vend!!! Eshte per te uluritur!!! Dhe e gjitha kjo pas betejes qe ne Kuvend eshte bere kundra njerezve me rekorde kriminale , pas votimit te ligjit per dekriminalizimin, pas vizites se Kerryt qe kerkonte pikerisht zbatimin e ketij ligji. Ministrja e Natos jepte llogari para tij. Te tjeret i uruan mireardhjen! O degradim! O turp! Te keqen e kalit te Caligola-s”, shkruan Topalli në reagimin e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Dy botët e Shqipërisë, e hajdutëve që s’pyesin për askënd dhe qytetarët e pamundur…Rama po e thellon hendekun
Rama hedh fotot nga protesta: PD ku u katandise, nga lufta me diktaturën te lufta me objektet rrugëve »
Article Logic
Execution time: 0.028011083602905
array(1) { ["section"]=> string(112) "prenga-u-kthye-ne-komisioni-e-sigurise-reagon-topalli-eshte-per-te-uluritur-te-keqen-e-kalit-te-caligola-s-33237" }