‘’Pres me padurim të shoh kush janë kriminelët, SHQUP-i numëroi 19. Në janar momenti i së vërtetës’’, Rama flet për dekriminalizmin

Publikuar tek: politike, më 13:43 18-12-2015 ‘’Pres me padurim të shoh kush janë kriminelët, SHQUP-i numëroi 19. Në janar momenti i së vërtetës’’, Rama flet për dekriminalizmin

‘’Pres me padurim të shoh kush janë kriminelët, SHQUP-i numëroi 19. Në janar momenti i së vërtetës’’, tha Rama në mbyllje të takimit sot te ‘’Vila 30’’.

“Shqiptarët të bashkuar për Reformën në Drejtësi. Meritojnë qoftë të zgjidhen në çdo nivel nga shqiptarët, qoftë t’u shërbejnë shqiptarëve në administratën shtetërore. Kemi hedh bazat për një hap të mëtejshëm në transparencë të plotë në përzgjedhjen e kujtdo që përfaqëson shqiptarët në çdo nivel apo duhet t’u shërbejë atyre.

Pres me padurim që me hyrjen në fuqi të ligjit të shohim kush janë kriminelët dhe të mos gaboj janë numëruar 19 të tillë nga ana e SHQUP-it dhe nga ana tjetër secili të marrë pergjegjësinë para popullit shqiptar për çdo shpifje, abuzim që për interesa i ka bërë parlamentit e të tjerëve.

Megjithatë ligji hyn menjëherë në fuqi dhe në janar do të jetë momenti i të vërtetës për të parë sa ka patur të pavërteta dhe sa ka patur propagandë të baltës mbi kundërshtarin.

Një gjë është që çojmë përpara ligjin. Kur qytetarëve u është dashur të votojnë për dikë që nuk e meriton por një gjë tjetër është kriminelizimi i skajshëm dhe ekstrem që i është bërë shqiptarëve dhe politikanëve zyrë më zyrë e vrimë më vrimë nga ata që në janar duhet të japin provën se flisnin për kriminelë”

 ****

‘’Prapë te vila’’, ky mendohet se është sinjali që u ka dhënë Rama të tijve, kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, deputetit Taulant Balla, ministrit Saimir Tahiri e të tjerëve për ta arritur te vila për takimin me koalicionin.

Atyre u janë bashkuar kreu i LSI-së dhe kryeparlamentari Meta, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Takimi, mes të shumtëve mbajtur në të njëjtin vend, vjen një ditë pas miratimit të buxhetit. Dhe duket se detaje të buxhetit si akciza e birrës, për të cilën LSI ka qenë kundër, janë duke u diskutuar, po kështu Dekriminalizimi, Reforma në Drejtësi dhe Komisioni për Reformën Zgjedhore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret fëmijët në Kuvend, ata e rrethojnë me dashuri (FOTO)
Qeveria s’humbet kohë. Ngre Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, vendos edhe sa do t’i paguajë ekspertët e jashtëm »
Article Logic
Execution time: 0.028783082962036
array(1) { ["section"]=> string(130) "pres-me-padurim-te-shoh-kush-jane-kriminelet-shqup-i-numeroi-19-ne-janar-momenti-i-se-vertetes-rama-flet-per-dekriminalizmin-28073" }