Presidencës i prishet aparati i muzikës, himnin e këndon i ftuari, tenori Kastriot Tusha

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:11 22-05-2015 Presidencës i prishet aparati i muzikës, himnin e këndon i ftuari, tenori Kastriot Tusha

Tenori i mirënjohur Kastriot Tusha ishte pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar sot në Presidencë ku Bujar Nishani i dorëzoi dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare akademikut, poetit e prozatorit , Nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës, Sabri Hamiti.

Por ndodhi që Presidencës ti prishej aparati i muzikës në momentin që do të luhej himni kombëtar, e pas tentativave të shumta të dështuara për ta rregulluar, situatën e ka marrë në dorë Kastriot Tusha, i cili e ka kënduar himnin me pasionin e tij të zjarrtë.

Tenori, që me aq krenari këndon himnin kombëtar në çdo ndeshje të Shqipërisë, për fat të mirë ishte i pranishëm në ceremoni ku me plot dëshirë e këndoi himnin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028174877166748
array(1) { ["section"]=> string(93) "presidences-i-prishet-impianti-i-muzikes-himnin-e-kendon-i-ftuari-tenori-kastriot-tusha-11755" }