Presidencialet 2020 në SHBA, miliarderi i njohur shpall zyrtarisht kandidaturën

Publikuar tek: bota, më 23:09 09-07-2019 Presidencialet 2020 në SHBA, miliarderi i njohur shpall zyrtarisht kandidaturën Miliarderi i njohur Tom Steyer

Miliarderi i njohur amerikan Tom Steyer, ka kandiduar zyrtarisht për garën presidenciale të vitit 2020, duke u shprehur se do të kërkonte emërimin dhe mbështetjen nga demokratët.

Edhe pse më parë Steyer e kishte përjashtuar mundësinë për të garuar në presidencialet e 2020-tës, ai deklaroi të kundërtën në CNN.

Steyer ka qenë një nga financuesit kryesor të politikave të demokratëve, duke financuar kandidatë dhe organizata të Demokratëve.

Sipas revistës Forbes, pasuria e Tom Steyer kap shifrën e 1.6 miliardë dollarëve, nga aksionet e Farallon Capital.

Steyer bëri bujë me thirrjen e tij për të shkarkuar presidentin Trump, duke e akuzuar për reklama televizive të vetëfinancuara. Pas këtyre akuzave, Steyer i bëri thirrje Kongresit për te hequr Presidentin nga detyra.

Hyrja e vonuar e Steyer në garën presidenciale e bën shumë të vështirë që ai të kualifikohet për raundin e dytë të debateve të kandidatëve të organizuara nga CNN gjatë fundit të korrikut.

Neë York Times ka deklaruar se Steyer do të shpenzojë 100 milionë dollarë në garën presidenciale, duke kundërshtuar Senatoren  e Massachusetts, Elizabeth Ëarren, e cila ka deklaruar se do të bllokojë financimet e fondeve të larta gjatë fushatës së saj primare, si dhe kritikoi me zë politikisht ndikimin e miliarderëve dhe korporatave në fushata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072827816009521
array(1) { ["section"]=> string(85) "presidencialet-2020-ne-shba-miliarderi-i-njohur-shpall-zyrtarisht-kandidaturen-171705" }