Presidentët Thaçi dhe Vuçiç takohen sot për dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar tek: rajon, më 08:31 08-11-2018 Presidentët Thaçi dhe Vuçiç takohen sot për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen sot në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan REL, transmeton newsbomb.al

Marrëveshja është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

Në një takim në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiç kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vende.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes
Haradinaj: Një regjiment i ushtrisë së Kosovës do të vendoset në veri të vendit »
Article Logic
Execution time: 0.016587972640991
array(1) { ["section"]=> string(72) "presidentet-thaci-dhe-vucic-takohen-sot-per-dialogun-kosove-serbi-140699" }