Presidenti dekoron me “Pishtar të Demokracisë”protestuesit e Shkodrës

Publikuar tek: politike, më 16:27 06-02-2015 Presidenti dekoron me “Pishtar të Demokracisë”protestuesit e Shkodrës Presidenti me te dekoruarit dhe familjare te atyre qe kane vdekur

Presidenti i Republikës u ka dhënë dekoratën “Pishtar i Demokracisë”disa prej drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës antikomuniste të Shkodrës më 14 janar 1990: Dedë Kasneci, Gjergj Beka, Rini Monajka (pas vdekjes), Tonin Dema, Nikolin Thana, Gjovalin Rrolba, Ndoc Lëqëjza (pas vdekjes), Flamur Begu (pas vdekjes), Kolë Margjini, Klaudo Daka, Aldo Perizi, Kolec Hublina, Viktor Martini, Pjerin Veli dhe Gjovalin Zefit (pas vdekjes). Motivacioni: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për sakrificat, përpjekjet mbinjerëzore dhe rezistencën e paepur kundër diktaturës së pashpirt komuniste dhe simboleve të urryera të saj”.

“Ky 25-vjetor i rënies së regjimit komunist në Shqipëri na ngarkon të gjithë ne shqiptarëve, institucionet e shtetit në radhë të parë, por edhe çdo individ, shoqatë që të nderojmë e të kujtojmë me respektin më të lartë shtetëror dhe shoqëror përpjekjet e gjatë dhe vuajtjet e mëdha që u kaluan si dhe momentin e rrëzimit të saj diktature. Si President i Republikës jam angazhuar dhe do të jem i angazhuar posaçërisht në këtë vit që të organizoj evenimente me profil të lartë shtetëror në nderim të 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, për ta kulmuar pastaj me dhjetorin e këtij viti, se atëherë iu dha edhe goditja përfundimtar atij regjimi vërtet makabër dhe çnjerëzor, cili na mori pronën, besimin, lirinë, dhe tentoi të na merrte edhe dinjitetin” tha Presidenti në ceremoni. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Rama ka përfituar 4 mln euro nga përmbytjet
Edi Rama: Keni problem punësimin. Fitoni bashkinë se hapen vende pune. LSI organizohet më mirë »
Article Logic
Execution time: 0.022185087203979
array(1) { ["section"]=> string(73) "presidenti-dekoron-me-pishtar-te-demokracise-protestuesit-e-shkodres-2567" }