Presidenti foto me macen në Instagram dhe përshëndet Ermal Mamaqin, Olti Curri e ‘thumbon’ me një koment pikant

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:40 04-01-2018 Presidenti foto me macen në Instagram dhe përshëndet Ermal Mamaqin, Olti Curri e ‘thumbon’ me një koment pikant

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket se ka harruar për pak kohë situatën e nxehtë politike në vend dhe poston foto argëtuese në rrjetet sociale.

Pak ditë pasi ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” bashkë me vajzën e tij Erën, Meta duket se vazhdon me shakatë për moderatorin dhe aktorin e humorit.

Meta ka pozuar në një foto bashkë me macen e tij Sasha dhe përshëndet Ermal Mamqin.

“Bashkë me Sashën përshëndesim Ermal Mamaqin dhe të gjithë ato që donin ta njihnin”, shkruan Meta, ndërsa pozon nga divani i shtëpisë së tij.

Nga ana tjetër, kjo foto ka tërhequr edhe vëmendjen e blogerit Olti Curri, i cili “ e thumbon” presidentin me këtë koment pikant.

“Mos @ilirmeta.faqjazyrtare , mos ja prezanto Sashen se eshte e vogel akoma, se @ermalmamaqiofficial kliente per te martuar do, direkt te ben preventivin e dasmes me lule te fresketa dhe DJ...le te martoje nje here papagallin e Rames...pastaj...”, shkruan Olti Curri.

 

olti_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067300796508789
array(1) { ["section"]=> string(115) "presidenti-foto-me-macen-ne-instagram-dhe-pershendet-ermal-mamaqin-olti-curri-e-thumbon-me-nje-koment-pikant-105397" }