Presidenti i BE, Tusk: Vetëm dy muaj kohë të shpëtohet Shengeni

Publikuar tek: bota, më 22:43 19-01-2016 Presidenti i BE, Tusk: Vetëm dy muaj kohë të shpëtohet Shengeni

Bashkimi Evropian ka vetëm dy muaj kohë për të vënë nën kontroll krizën migratore ose për t’u përballur me fundin e zonës së lakmuar të Schengenit, paralajmëroi sot presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Statistikat përgjatë periudhës së Krishtlindjeve nuk janë inkurajuese, kur sheh se mbi 2 000 migrantë kanë mbërritur çdo ditë në BE”, u deklaroi Tusk ligjbërësve në sesionin plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, Francë.

”Një samit i BE-së më 17-18 mars do të jetë momenti i fundit për të parë nëse strategjia jonë funksionon. Nëse jo, ne do të përballemi me pasoja të rënda si kolapsi i zonës Schengen”, theksoi Tusk, raporton Ata.

Njëzet e gjashtë vendet e zonës Schengen lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë lirisht në të gjithë bllokun, pa nevojën e pasaportave apo të kontrolleve kufitare. Kjo, që prej vitit 1985.

“Kostoja pa Schengen do të jetë tepër e lartë”, tha ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker duke përmendur sidomos punëtorët, të cilët duhet të kalojnë kufirin shtetëror për të punuar, dhe kompanitë e transporteve.

Por, disa vende të Schengenit kanë rifilluar e brendshme kufitare në një përpjekje emergjence për ndaljen e valës së refugjatëve.

Më shumë se një milion migrantë rrezikuan jetët e tyre vitin e kaluar për të arritur Evropën, shumica prej tyre për t’iu larguar luftës në Siri. Ky fluks ka krijuar tensione mes vendeve evropiane dhe burimeve të kufizuara lokale.

Ndërkohë që vendet anëtare të BE-së ranë dakord për marrjen e masave për refugjatët, ato dështuan në zbatimin e këtyre masave.

Një plan për rishpërndarjen e 160 000 azilkërkuesve në të gjithë bllokun ka çuar deri tani në rilokalizimin e vetëm 322 personave.

”Sistemi politik i Evropës është në fije të perit”, paralajmëroi Tusk.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025708198547363
array(1) { ["section"]=> string(67) "presidenti-i-be-tusk-vetem-dy-muaj-kohe-te-shpetohet-shengeni-30436" }