Presidenti i BERZH zgjedh Shqipërinë ndër tre vendet që do vizitojë, lehtësime financiare për bujqësinë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:30 21-07-2016 Presidenti i BERZH zgjedh Shqipërinë ndër tre vendet që do vizitojë, lehtësime financiare për bujqësinë

Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sir Suma Chakrabarti, ka zgjedhur Shqipërinë ndër 3 vendet e rajonit që do të vizitojë javën e ardhshme.

Presidenti Chakrabarti do nis vizitat e tij me Kosovën më Kosovën në 25 korrik, Shqipërinë në 26 korrik dhe Malin e Zi në 27-28 korrik 2016.

Ai do të takohet me zyrtarë të lartë të tre shteteve për të diskutuar rëndësinë në rritje të Ballkanit Perëndimor për BERZH dhe rolin e saj në rajon.

Ai do të prezantojë një program lehtësimi financiar për bujqësinë në Shqipëri, ndërsa në Kosovë do të nënshkruajë disa marrëveshje huaje.

Në Mal të Zi do të marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi të një qendre të shpërndarjes bujqësore.

Përpara vizitës së tij, Presidenti Chakrabarti ka deklaruar se “Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet tona. Ne kemi vendosur një dialog të ri midis kryeministrave të vendeve dy vite më parë në inaugurim të Samitit të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në zyrat qëndrore të BERZH në Londër, duke vazhduar më tej me organizimin e Samitit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, sërish në zyrat qëndrore të BERZH në fillim të vitit, ku morën pjesë kryeministrat e rajonit dhe drejtues të bizneseve krahas qindra investitorëve të huaj.

Formati i ri i bashkëpunimit rajonal, tashmë i njohur si “Proçesi i Berlinit”, po merr vrull. Ne mbetemi të angazhuar në mbështetjen aktive ndaj integrimit rajonal, përfshirë përmirësimin e lidhjeve në fushat e transportit dhe energjisë.

BERZH ka investuar miliona euro në Kosovë dhe Malin e Zi.

Në Shqipëri, investimet totale të BERZH janë në vlerën 1.056 miliardë euro në 74 projekte. Ndërsa pritet të investohet dhe për projekte të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031791925430298
array(1) { ["section"]=> string(108) "presidenti-i-berzh-zgjedh-shqiperine-nder-tre-vendet-qe-do-vizitoje-lehtesime-financiare-per-bujqesine-47328" }