Presidenti i Bundestagut gjerman viziton Shqipërinë në fund të prillit

Publikuar tek: politike, më 13:29 20-03-2016 Presidenti i Bundestagut gjerman viziton Shqipërinë në fund të prillit

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë merr pjesë në Unionin ndërparlamentar në Lusaka të Zambias, aty ku kanë zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Përpara delegacionit shqiptar ky i fundit ka premtuar se do të vizitojë Shqipërinë shumë shpejt.

“Në fund të prillit do të jem në Shqipëri e do të përshëndes parlamentin tuaj”­, ka thënë Lammert.

Gjatë takimit, deputeti Luan Rama ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy parlamenteve. “Bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm”, ka theksuar ai.Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë përbëhet nga deputetët Luan Rama, Edi Paloka dhe Tahir Muhedini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surpriza e anëtarsimeve në Partinë Socialiste, ja “VIP”-at që iu bashkuan sot FRESSH (Foto)
Shpëtim Idrizi ironizon Ditmir Bushatin, i kujton çështjen çame: Shpresoj të mos kthehesh si Dhimitër »
Article Logic
Execution time: 0.017370939254761
array(1) { ["section"]=> string(76) "presidenti-i-bundestagut-gjerman-viziton-shqiperine-ne-fund-te-prillit-35565" }