Presidenti i Federatës Armene të Futbollit shpërthen në akuza: Ndeshja me Shqipërinë e trukuar

Publikuar tek: sport, më 19:11 25-11-2015 Presidenti i Federatës Armene të Futbollit shpërthen në akuza: Ndeshja me Shqipërinë e trukuar

Presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan ka deklaruar se disa lojtarë të Kombëtares, kanë shitur ndeshjen e luajtur kundër Shqipërisë më 11 tetor.

Hayrapetyan nuk ka dhënë asnjë emër lojtari të dyshuar për këtë trukim të supozuar por ka theksuar se “ata do të zbulohen së shpejti”.

“Tani për tani mungojnë provat, por prioriteti im kryesor është të zbulojë se kush e ka trukuar atë ndeshje”, u shpreh presidenti i futbollit armen.

Pas fitores në Jerevan dhe kualifikimit të Shqipërisë në Euro2016, mediat serbe hodhën akuza për këtë ndeshje, duke u shprehur se ajo ishte e trukuar. Megjithatë, UEFA nëpërmjet një reagimi zyrtar për këto media, deklaroi se nuk do të niste asnjë hetim për ndeshjen Armeni-Shqipëri, pasi nuk kishte asnjë provë se ajo ishte e manipuluar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flamurtari ‘’bllokon” stadiumin, nuk i lejon FSHF-së të organizojë ‘Kupën Pavarësia’
Barcelona turpëron Romën, Bayern fitore të lehtë ndaj Olympiakos »
Article Logic
Execution time: 0.01500391960144
array(1) { ["section"]=> string(99) "presidenti-i-federates-armene-te-futbollit-shperthen-ne-akuza-ndeshja-me-shqiperine-e-trukuar-26281" }