Presidenti i Federatës serbe të futbollit: Platini na do, por nuk mund të ndërhyjë në Arbitrazh

Publikuar tek: sport, më 11:48 17-04-2015 Presidenti i Federatës serbe të futbollit: Platini na do, por nuk mund të ndërhyjë në Arbitrazh Tomislav Karaxhic, president i Federates serbe te Futbollit

Tomislav Karaxhiç, kreu i Federatës serbe të futbollit në një intervistë për median serbe thotë se presin të marrin lajme të mira nga Lozana. Ai shpreson se gjykata e Arbitrazhit do të kthejë vendimin e UEFA për ti hequr tre pikë Serbisë për të kthyer vëmendjen se sherri u bë për shkak të një “droni”. 

“Nuk jemi ne që duhet të fajësohemi për atë që ndodhi në Beograd.  Një vendim i tillë do të ketë pasoja të mëdha për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Më 20 prill, Gjykata e Arbitrazhit do të ketë një analizë për kërkesën tonë kundër vendimit të komisionit të disiplinës së UEFA dhe besoj se shumë shpejt do të shpallim një lajm pozitiv për ne” thotë ai për median serbe.

Pyetjes së gazetarit nëse miqësia e tij me Mishel Platininë do ta ndihmojë në këtë rast, ai i përgjigjet: “Për fat të keq, nuk mundet. Nuk është sekret se Platini na do, por ai në rastin konkret nuk pyetet. Gjyqtarët që do të vendosin janë të pavarur”.

I pyetur me akuzat e zv.presidentit se mund të ketë penalizim 3-5 vjet për Serbinë për shkak të incidenteve ai thotë: Cështja nuk është kaq e frikshme sa e ka paraqitur Curkovic. Ka patur probleme, por nuk jemi për pezullim. Megjithatë, kjo është shqetësuese sepse shteti nuk i zgjidh problemet që lidhen me futbollin.

“Do ta kemi më të lehtë po të kemi 3 pikët. Megjithatë ne duhet të mbështesim lojtarët tanë” thotë ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shakohoxha dhe Cana në gjykatën e Lozanës, bëjnë “selfie”, ndërkohë që presin 3-pikëshin
FSHF: Vendimi i CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk shpallet sot »
Article Logic
Execution time: 0.019620895385742
array(1) { ["section"]=> string(98) "presidenti-i-federates-serbe-te-futbollit-platini-na-do-por-nuk-mund-te-nderhyje-ne-arbitrazh-8995" }