Thellohet skandali i pritjes për nënkampionen e Europës në Atletikë Luiza Gegën.
Sportistja, që ngriti lart emrin e Shqipërisë, jo vetëm nuk u prit ashtu si duhej, por është vënë në lojë edhe nga presidenti i Federatës së Atletikës Gjergj Ruli.
Këto janë dy fotot flagrante, të fiksuara dje në Rinas.
Gjithçka për show, ose për t’u mbyllur gojën atyre që flasin shumë dhe kritikojnë indiferencën e autoriteteve që tallen me një atlete që i ka sjellë shumë Shqipërisë.
Siç duket Ruli e ka hipur në limuzinë natën e djeshme, rreth orës 23:30 atleten, por pas 500 metrash, pasi edhe e kanë fotografuar e kanë shpërndarë fotot, e kanë zbritur.
Nga sa mësohet as taksinë për kthimin në shtëpi nuk e kanë paguar, raportojnë ''Qytetarët për parkun''.