Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (Figc), Carlo Tavecchio, ka folur në Këshillin Federal për marrëveshjen e arritur me Giampiero Ventura.
Ish-trajneri i Torinos, do të jetë seleksioneri i ardhshëm i Italisë për dy vjet. Tavecchio është shprehur se e ka bërë këtë zjedhje, pasi Ventura ka përvojë, punon mirë në grup dhe më e rëndësishmja se ka një moral të lartë.
Në garë për postin e trajneri të Kombëtares Italiane, ishte edhe Gianni De Biasi, por ky i fundit ka mohuar që të ketë biseduar ndonjëherë me zyrtarë të federatës italiane për këtë çështje.
*Giampiero Ventura