Presidenti i FSHF-së uron ekipin e Kukësit: Fitore tërësisht e merituar

Publikuar tek: sport, më 20:48 17-07-2018 Presidenti i FSHF-së uron ekipin e Kukësit: Fitore tërësisht e merituar Armand Duka

Kukësi ka mundur të kalojë në fazën tjetër të Champions Leagues pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit të turit të parë në Champions League ndaj Vallettës. Reagimet qenë të shumta, ndërkohë që i fundit që ka reaguar është kreu i FSHF-së, Armando Duka. 

Kreu i FSHF-së ka postuar një status në llogarinë e tij në Facebook, ku komplimenton nënkampionët dhe përgëzon skuadrën e dretjuar nga Armando Cungu në Kupat e Europës.

"Urimet më të mira skuadrës së Kukësit, lojtarëve, stafit, trainerit Cungu, presidentit Gjici, por edhe tifozëve kuksianë, për këtë sukses aspak të lehtë, por tërësisht të merituar sot në Maltë”, ka shkruar Duka.

Gjithashtu ai ka shtuar se me angazhim e përkushtim, skuadra e Kukësit kualifikohet për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve, me shpresën dhe besimin për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion.

REAGIMI I PLOTË:

Urimet më të mira skuadrës së Kukësit, lojtarëve, stafit, trainerit Cungu, presidentit Gjici, por edhe tifozëve kuksianë, për këtë sukses aspak të lehtë, por tërësisht të merituar sot në Maltë.
Me angazhim e përkushtim, skuadra e Kukësit kualifikohet për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve, me shpresën dhe besimin për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. Kualifikimi i sotëm përbën një lajm shumë të mirë për përfaqësimin e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Orges Shehi mbetet 'duarbosh', Skënderbeu nuk fiton dot në shtëpi
»
Article Logic
Execution time: 0.036279916763306
array(1) { ["section"]=> string(77) "presidenti-i-fshf-se-uron-ekipin-e-kukesit-fitore-teresisht-e-merituar-128242" }