Presidenti i KE mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga Gjosha. Nis takimet me Ramën

Publikuar tek: politike, më 10:47 22-11-2015 Presidenti i KE mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga Gjosha. Nis takimet me Ramën

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk ka mbërritur mbrëmë në Tiranë ku është pritur nga delegacioni i ministrisë së Integrimit, kryesuar nga ministrja Klajda Gjosha.

Sipas agjendës të bërë publike nga zyra e kryeministrisë zyrtari i lartë i Bashkimit Europian do të pritet sot në orën 10:00 nga kryeministri Edi Rama. Më pas të dy do të japin një konferencë të përbashkët për mediat. Ndalesa në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian do të ketë në Ballkan. Në këtë vizitë të parë në cilësinë e kreut të BE-­së, Tusk do të takohet me kryeministrin Rama, ku dhe më pas do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Pas konferencës së përbashkët për shtyp, ai do të vijojë turin ballkanik me Maqedoninë, Bosnjen dhe më pas ndalet në Kroaci, për të marrë pjesë në samitin e procesit Brdo ­Brijuni, ku do të jetë i pranishëm dhe zëvendës­ Presidenti amerikan, Joe Biden, krahas udhëheqësve nga Ballkani dhe vendeve të tjera të Unionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj paralajmëron: Javë shirash në Tiranë, ja numri ku mund të telefononi për ndihmë
Terrorizmi në Shqipëri? Rama në konferencë: As më pak e as më shumë të rrezikuar se vendet e tjera. Impresionohet Tusk: Fjalë të zgjuara »
Article Logic
Execution time: 0.011875152587891
array(1) { ["section"]=> string(90) "presidenti-i-ke-mberrin-ne-tirane-pritet-ne-aeroport-nga-gjosha-nis-takimet-me-ramen-26013" }