Presidenti i Kinës, Xi Jinping kërkon reformë në futbollin kinez

Publikuar tek: sport, më 16:49 28-02-2015 Presidenti i Kinës, Xi Jinping kërkon reformë në futbollin kinez

Presidenti i Kinës, Xi Jinping po kërkon të rrisë më tej fuqinë e Kinës në arenën ndërkombëtare dhe fusha e radhës ku do të shtrihen këto përpjekje është futbolli.

Xi Jinping ka kërkuar që sistemi sportiv në vend dhe kryesisht futbolli t’i nënshtrohet një reforme të gjërë, për ta bërë atë sa më konkures dhe produktiv. Ai ka thënë se fëmijët në Kinë duhet të trajnohen në futboll, madje nëse është mundur që kur ata janë foshnje.

Hapat e para për përmirësimin e cilësisë së futbollit kinez kanë nisur dhe duke filluar nga viti 2017 në mbi 20,000 shkolla në të gjithë vendin do të shtohet futbolli si lëndë në kurikulën mësimore.

Ndonëse është vendi më i populluar i botës, Kina nuk ka mundur që gjatë historisë së saj të nxjerr futbollistë të klasit botëror edhe ekipi kombëtar nuk ka pasur kurrë performancë pozitive. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03127384185791
array(1) { ["section"]=> string(68) "presidenti-i-kines-xi-jinping-kerkon-reforme-ne-futbollin-kinez-4651" }