Presidenti i Malit të Zi për herë të parë në Kosovë, zbardhet axhenda

Publikuar tek: rajon, më 08:31 14-02-2018 Presidenti i Malit të Zi për herë të parë në Kosovë, zbardhet axhenda

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç sot në Kosovë do të shërbejë në forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, ku si temë qendrore e diskutimit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës pritet të jetë demarkacionit i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu kanë vlerësuar deputetët e Kuvendit të Kosvës, Ahmeti Isufi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ali Lajçi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV).

Deputeti i AAK, Ahmet Isufi ka theksuar se vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Prishtinë do të ngritë në një nivel edhe më të lartë komunikimin në mes dy shteteve.

Në një prononcim për Telegraf , ai thënë se tema e demarkacionit të kufirit në mes dy vendeve mund të jetë në tavolinën e bisedave në mes shefit të Qeverisë malazeze, Dushko Markoviç dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

“Deri më tani ka pasur një stagnim në zgjidhjen e demarkacionit, për shkak të devijimit të vijës kufitare nga ata që kanë qenë të angazhuar në Komisionin për shenjëzimin e kufirit. Besoj se tani me një qasje konstruktive të palëve, presim të shohim se si do të reflektojë ky takim”, ka shtuar Isufi.

Deputeti i VV-së, Ali Lajçi tha se vizita duhet të shërbejë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Sipas tij, pritet ta shohim se ç’do të bisedohet në takimet e Markoviç me krerët e shtetit të Kosovës, duke shtuar se këtu nuk përjashtohet që njëra prej temave të jetë demarkacioni.

Ditën e parë Markoviç do të takohet me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ndërsa ditën e dytë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti shqiptar foto me vajzën e Donald Trump në Washington
Iu bashkua ISIS, vritet në Siri vajza me origjinë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.02400803565979
array(1) { ["section"]=> string(75) "presidenti-i-malit-te-zi-per-here-te-pare-ne-kosove-zbardhet-axhenda-110185" }