Presidenti i PE-së, Martin Schulz përjashton eurodeputetët grek pas deklaratave raciste (Video)

Publikuar tek: bota, më 20:23 10-03-2016 Presidenti i PE-së, Martin Schulz përjashton eurodeputetët grek pas deklaratave raciste (Video)

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, ka marrë vendimin për të përjashtuar eurodeputetin grek të Agimit të Artë, Eleftherios Synadinos, nga seanca pleanre në Strasburg.

Ajo që çoi në vendimin e marrë nga Schulz ishte deklarata raciste e eurodeputetit grek gjatë diskutimeve në Samitin BE-Turqi.

“Siç është thënë edhe në literaturën shkencore, turqit janë të pistë dhe të ndotur. Turqit janë si qentë e egër kur ata luajnë, por kur duhet të luftojnë kundër armiqve, ata ia mbathin. E Vetmja mënyrë për tu marrë me turqit është me anë të qëndrimeve vendimtare dhe të palëkundura”, tha Synadinos.

“Kjo është shkelje e vlerave të BE-së”, tha Schulz duke shtuar se “Kjo është një masë e menjëhershme në rastin e kalimit të vijave të kuqe, duhet t’i deklarojmë ato si të papranueshme, sidomos kur kanë lidhje me racizmin. Për këtë arsye në përputhje me nenin 165 unë menjëherë përjashtoj nga salla zotin Synadinos”, tha ai.

Lidhur me incidentin e rëndë, ka reaguar edhe politikani Social Demokrat, Matthias Groote, i cili ka shpërndarë videon duke komentuar se përjashtimi ishte gjëja e duhur:

Parlamentspräsident Martin Schulz zeigt null Toleranz und klare Kante gegen rassistische Äußerungen des Goldene Morgenrö...

Posted by Matthias Groote on Wednesday, March 9, 2016

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027472972869873
array(1) { ["section"]=> string(98) "presidenti-i-pe-se-martin-schulz-perjashton-eurodeputetet-grek-pas-deklaratave-raciste-video-34775" }