Presidenti i ri Hashim Thaçi: Ka kufizime të natyrshme Shqipëri-Kosovë

Publikuar tek: politike, më 15:39 05-03-2016 Presidenti i ri Hashim Thaçi: Ka kufizime të natyrshme Shqipëri-Kosovë Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi

Presidenti i ri, Hashim Thaçi pranoi se ka disa kufizime të natyrshme në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. 

“Shumë më tepër punë ngelet për t’u bërë sidomos në ekonomi, duke përjashtuar këtu sektorin e turizmit. Mirëpo duhet të kuptojmë edhe disa kufizime të natyrshme dhe të pashmangshme strukturore që duan kohë që të kapërcehen për të mundësuar një shkëmbim edhe më të madh ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë”, thotë Thaçi në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”. Sipas tij, ne jemi 2 vende importuese dhe është e pamundur të bëhemi eksportues të mëdhenj.

Për luftën ndaj radikalëve islamikë, Presidenti i ri thotë se Xhon Kerri e ka vlerësuar. “Kemi vënë re edhe prani të radikalizmit islamik në Kosovë dhe kemi pasur celula të luftëtarëve vullnetarë që kanë shkuar të luftojnë për DAESH në Siri e Irak dhe ndaj tyre Kosova ka vepruar në mënyrë të ashpër dhe pa kompromis. Në adresimin e këtij fenomeni të fundit madje Kosova është konsideruar nga sekretari amerikan i shtetit Kerry si model pararojë për gjithë rajoni”, shprehet ai.

Thaçi flet rreth momentit kur u zgjodh president i Kosovës. Ai i quan komandantë legjendarë Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn. Lidhur me Gjykatën Speciale që do të gjykojë luftën e UÇK-së, Thaçi shprehet: Unë nuk e fsheh se kjo është një padrejtësi që na bëhetm sepse një institucion i tillë nuk është krijuar as në Bosnje, as në Kroaci e as për Serbinë.

Thaçi deklaron se ka një valë anti-amerikanizmi në vendin e tij. “Nuk e përjashtoj që të jenë sponsorizuara nga jashtë sidomos duke pasur parasysh një angazhim në rritje të Rusisë në rajonin tone”, thotë Thaçi për “GSH”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Socialistët e Përmetit shqetësohen për procesin. Deputeti Kosta qetëson situatën
“Të vetët” sulmojnë Taulant Ballën, sponsorizimi i video-përballjes i kthehet si “boomerang” »
Article Logic
Execution time: 0.026643037796021
array(1) { ["section"]=> string(75) "presidenti-i-ri-hashim-thaci-ka-kufizime-te-natyrshme-shqiperi-kosove-34300" }