Presidenti i SKËNDERBEUT reagon për dhunën në ndeshjen me Partizanin: Me fat që ndodhi këtu

Publikuar tek: sport, më 10:22 19-08-2018 Presidenti i SKËNDERBEUT reagon për dhunën në ndeshjen me Partizanin: Me fat që ndodhi këtu Ardjan Takaj

Ndeshja midis Skënderbeut dhe Partizanit nxori në pah anën e errët të dhunës në shkallët e stadiumit.

 Në kohën kur FSHF-ja miratoi heqjen e forcave të policisë nga stadiumet për mbarëvajtjen e ndeshjeve, eksperimenti dështoi që në tentativën e parë duke bërë që nga opinioni publik të kërkohet rikthimi i forcave të rendit.

Në lidhje me atë se çfarë ndodhi ditën e premte dhe për mënyrën si duhet të zgjidhet problemi, presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj deklaroi për “Supersport” se klubet shqiptare nuk kanë mundësi dhe kapacitet financiar për të menaxhuar tifozët në stadiumet e tyre, ku dhe ka propozuar miratimin e një ligji që dënon tifozët që zaptojnë fushën.

“Nuk e di nga erdhi ajo dhunë. Është e papërballueshme për ne. Nuk jam përgjegjës për një gjë që ka ndodhur në stadium e s’ka lidhje me mua. Kapacitetet tona nuk janë për të përballuar një turmë të madhe. Duhen minimumi 300 stjuartë. Klubet nuk janë kaq të pasur për të përballuar një gjë të tillë, si nga çmimet e biletave dhe buxhetin. Futbollin e djeshëm nuk dua ta përjetetoj kurrë sepse nuk jam përgjegjës. Për këtë situatë FSHF-ja duhet ta kishte menduar. Policia duhe të marrë masa. Të bëhet një ligj shumë të rreptë për futbollin për zaptimin e fushës. Si në kampionatin anglez që kanë pasur probleme me tifozët. Atje ligji është irreptë. Policia duhet të rikthehet. Njësoj si në organizimin e protestave duhet edhe në futboll. Duhet të përgatitet terreni avash avash. Ishim me fat që ndodhi këtu se korçarët janë më të butë në krahasim me qytetet e tjera”, përfundon intervistën kreu i klubit korçar Takaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « JUVENTUS ia del në fund, RONALDO më shumë 'hijerëndë' seç duhet në debutim
Ish-ylli SKËNDERBEUT protagonist në Rusi, shpëton skuadrën nga humbja »
Article Logic
Execution time: 0.0043060779571533
array(1) { ["section"]=> string(97) "presidenti-i-skenderbeut-reagon-per-dhunen-ne-ndeshjen-me-partizanin-me-fat-qe-ndodhi-ketu-131554" }