Presidenti i Ukrainës: Marrëveshja e paqes në rrezik për shkak të sulmeve

Publikuar tek: bota, më 12:24 14-02-2015 Presidenti i Ukrainës: Marrëveshja e paqes në rrezik për shkak të sulmeve Presidenti i Ukraines Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës ka dhënë alarmin se marrëveshja për ti dhënë fund konfliktit në lindje është në rrezik të madh, raporton BBC. Deklaratat e numrit një të Ukrainës u bënë të shtunën. Petro Poroshenko akuzoi Rusinë për rritje sinjifikative të ofensivës së vet, pavarësisht marrëveshjes së paqes që u firmos në Minsk të enjten.

Ambasadori i SHBA në Ukrainë hodhi në twitter një pamje satelitore që tregon artilerinë ruse afër Debaltseve. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin Donetsk që është nën mbikqyrjen e rebelëve, mëngjesin e të shtunës. Ndërkohë që ka pasur sulme dhe shpërthime edhe rreth Debaltseve, një qytet që mbahet ende nga forcat qeveritare dhe e rrethuar nga forcat rebele por edhe në juglindje të qytetit portual të Mariupol.

Eshtë e paqartë se kush është pas shpërthimeve por të dyja, si ushtria e Ukrainës ashtu edhe pro-rebelët rusë në Donetsk dhe Luhansk akuzojnë njëri tjetrin se po targetojnë zonat rezidenciale.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.067256927490234
array(1) { ["section"]=> string(77) "presidenti-i-ukraines-marreveshja-e-paqes-ne-rrezik-per-shkak-te-sulmeve-3306" }