Presidenti Italian Mattarella: Ju rrëfej si më vrau mafia vëllain tim

Publikuar tek: bota, më 14:25 20-03-2015 Presidenti Italian Mattarella: Ju rrëfej si më vrau mafia vëllain tim Presidenti italian Sergio Mattarella

Për herë të parë presidenti Italian Sergio Mattarella tregoi historinë e vrasjes së vëllait të tij nga mafia, më shumë se tre dekada më parë.

Në një intervistë emocionuese të enjten në CNN mee Christiane Amanpour, presidenti Mattarella tha se të dy ishin “shumë të afërt” dhe se vrasja e vëllait e çoi atë drejt politikës. 

“Nuk kisha asnjë qëllim të hyja në politike, por më pas forca e ngjarjeve më bëri të përfshihesha në politikë. Im vëlla u vra nga mafia sepse u ishte vënë kundër interesave të tyre dhe influencës së tyre”. Presidenti Mattarella thotë se e ka parë mafian prej kohësh si një “çështje qendrore dhe decisive”.

“Eshtë diçka për të cilën s’kam folur asnjëherë” thotë ai. “Im vëlla ishte në makinën e tij. Po shkonte në meshë me gruan dhe fëmijët. Dhe vrasësi u afrua në makinë, dhe e qëlloi, pavarësisht faktit se gruaja e vëllait u përpoq ta mbronte në kokë me duart e saj, po edhe ajo u plagos”. “Me telefonoi menjëherë një nga nipat e mi dhe shkova direkt poshtë. E mora për ta çuar në spital por nuk kishte asnjë shanc për ta shpëtuar. Ai kishte vdekur tashmë”. 

“Dhe kjo është një kujtim tani – ndërkohë që pushon dhe ka lot në sy – kujtim shumë i dhimbshëm për mua.

Iu desh disa kohë të përfshihej në politikë, por ai harxhoi më shumë se dy dekada në parlament dhe shërbeu gjithashtu si ministër i mbrojtjes dhe edukimit.

“Në gjithë këto vite jam përpjekur të theksoj e të promovoj nevojën e luftës ndaj mafias. Sepse është një kancer që ndërhyn në liritë e gjithkujt dhe redukton mundësinë për fusha që duhen të kenë presperitet dhe zhvillim”.

“Sigurisht që janë gjithmonë të rrezikshëm. Por nëse dikush ka respekt për dinjitetin e dikujt tjetër dhe për rolin e tij, kjo është diçka që duhet bërë gjithmonë”. “Tani kam mbrojtje më të mirë sigurisht. Por vitet e shkuara nuk ishte rasti. Kam takuar shumë njerëz që edhe pse e dinin se ishin të ekspozuar ndaj rreziqeve, kanë reaguar me zgjuarsi kundër mafias”.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02649998664856
array(1) { ["section"]=> string(73) "presidenti-italian-mattarella-ju-rrefej-si-me-vrau-mafia-vellain-tim-6462" }