Presidenti Nishani dekreton buxhetin e 2016-ës

Publikuar tek: politike, më 16:46 24-12-2015 Presidenti Nishani dekreton buxhetin e 2016-ës

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot buxhetin e shtetit për vitin 2016. Me dekretin nr.9376, në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, Kreu i Shtetit dekretoi shpalljen e ligjit nr. 147/2015 “Për buxhetin e vitit 2016”.

Projekt-buxheti i vitit 2016 si dhe paketa fiskale që shoqëron atë, u miratuan në Kuvend një javë më parë me 86 votat e maxhorancës.

Shpenzimet totale parashikohen në masën e 452 125 milionë lekëve, ndërsa të ardhurat planifikohen 417 694 milionë lekë.

Pr/buxheti i 2016-ës ka nivelin më të ulët të defiçitit buxhetor, prej 2.2 për qind e Prodhimit Kombëtar, çka bën të mundur që për herë të parë pas shumë vitesh rritje, Shqipëria të ulë borxhin publik nga 72.6 për qind në 70.9 për qind të prodhimit kombëtar.

Qeveria parashikon një zgjerim me 3.4 për qind të ekonomisë shqiptare për vitin e ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e Ramës në kartolinën e Krishtlindjeve, Pollo e nxjerr zbuluar
Nishani mesazh urimi për Krishtlindjet: Të kujdesemi më tepër për njëri-tjetrin »
Article Logic
Execution time: 0.076504945755005
array(1) { ["section"]=> string(52) "presidenti-nishani-dekreton-buxhetin-e-2016-es-28481" }