Presidenti Nishani i jep titullin "Mjeshtre e madhe" Flutura Açkës, flet shkrimtarja

Publikuar tek: kulture-art, më 09:17 29-12-2016 Presidenti Nishani i jep titullin

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nderuar me titullin “Mjeshtre e Madhe”, shkrimtaren e njohur Flutura Açka e cila ia dedikon këtë vlerësim lexuesve të saj.

“Unë, edhe pse "gripi" modern që kalon letërsi dhe arti sot e do, nuk pata kohë të ulem në klube miqsh, të ofrohem për çmime, të bëhem pjesë e rretheve që ia lehtësojnë vlerësimet një shkrimtari. Kështu që kjo foltore është ndër të rrallat që më sheh lexuesi, falë këtij nderimi. Pikëtakimet e tjera janë te libri, te shqetësimi për një Atdhe më të mirë, te kënaqësia e leximit dhe të ndarit bashkë të këtij argëtimi unik që ta jep leximi, te kërkimi për autorë të rinj që i bën nder çdo vitrine leximi, dhe mbi të gjitha te raporti ynë gati 'sensual' shkrimtar-lexues, aty ku gjithnjë jam ndier në ujërat e mia të sigurta”, shkruan Açka.

 REAGIMI I PLOTË I SHKRIMTARES:

Mirënjohëse ndaj vlerësimit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Mbrëmë mes miqsh artistë të të gjitha fushave, kam pranuar me modesti vlerësimin që m'u bë nga Presidenti i Republikës si "Mjeshtre e Madhe". Ky vlerësim shkon drejtpërdrejt për lexuesin tim, që më ka ndjekur me besnikëri prej vitesh, që rebelimet e mia të shpeshta publike, i ka lexuar edhe si shqetësime të tijat, që librat e mi i ka bërë pjesë të bibliotekës së vet, që nuk ka pritur të  shfaqem foltoreve, ku sigurisht nuk ndjehem aq komode, por më ka dhënë një dashuri të përhertë dhe distante, të paqtë dhe detyruese njëherësh. Atij i jam falur përherë dhe falë tij kam kuptuar se lumturia ime akute e të shkruarit, do të kishte qenë e vakët, pa ndjeshmërinë e tij. Unë, edhe pse "gripi" modern që kalon letërsi dhe arti sot e do, nuk pata kohë të ulem në klube miqsh, të ofrohem për çmime, të bëhem pjesë e rretheve që ia lehtësojnë vlerësimet një shkrimtari. Kështu që kjo foltore është ndër të rrallat që më sheh lexuesi, falë këtij nderimi. Pikëtakimet e tjera janë te libri, te shqetësimi për një Atdhe më të mirë, te kënaqësia e leximit dhe të ndarit bashkë të këtij argëtimi unik që ta jep leximi, te kërkimi për autorë të rinj që i bën nder çdo vitrine leximi, dhe mbi të gjitha te raporti ynë gati 'sensual' shkrimtar-lexues, aty ku gjithnjë jam ndier në ujërat e mia të sigurta.
Mes gjthë atyre miqve artistë në sallë, njerëz që mbajnë zemrën dhe mendjen e këtij kombi, e kuptova edhe një herë se në këtë rrugë përkushtimi, edhe pse të duhet ta bësh vetëm, ti nuk je vetëm, dhe ndaj është rasti të përshtas dy vargje të poetit të mrekullueshëm Azem Shkreli, një nga modelet letrare të miat:

"Atdheu është dheu i atit të birit dhe shpirtit të shenjtë,
që rruazat e plagëve nuk ia numëroj vetëm."

Faleminderit Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani
Faleminderit lexuesit!

shkr1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Irma Libohova “pakt me djallin”?! 57-vjeçe por shfaqet kaq e bukur dhe e qeshur në këtë video ekskluzive...
Gaz Paja uron: Çfarë ju do zemra e pësofshi! Dhe një batutë në fund... (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.17760801315308
array(1) { ["section"]=> string(87) "presidenti-nishani-i-jep-titullin-mjeshtre-e-madhe-flutura-ackes-flet-shkrimtarja-64095" }