Presidenti Nishani mesazh homologut të tij grek: Dëshiroj t’ju takoj së afërmi

Publikuar tek: politike, më 12:22 20-02-2015 Presidenti Nishani mesazh homologut të tij grek: Dëshiroj t’ju takoj së afërmi

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishan,i ka uruar nëpërmjet një mesazhi homologun e tij, Presidentin e sapozgjedhur të Greqisë, Prekopis Pavlopoulos. Në mesazhin e tij, Nishani e ka cilësuar Greqinë, si një partner të rëndësishëm politiko-ekonomik për Shqipërinë .

“Përfitoj nga rasti të nënvizoj me kënaqësi se për Shqipërinë, Greqia është një partner strategjik shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik, si edhe të shpreh bindjen se gjatë presidencës Suaj, lidhjet e miqësisë e të bashkëpunimit që karakterizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të mëtejshme shumëdimensionale, në interes të zhvillimit dhe forcimit të miqësisë mes dy popujve tanë”- thotë presidenti Nishani në mesazhin e tij.

Nishani e ka përmbyllur mesazhin e tij duke shprehur dëshirën për një takim të afërt me homologun grek.

“Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Greke, si dhe me dëshirën për t`u takuar së afërmi, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kritikat ndaj BE-së/ Rama udhëton drejt Bukselit javën e ardhshme
Topi: Në Parlament kemi shëmbëlltyra të Enver Hoxhës »
Article Logic
Execution time: 0.02321195602417
array(1) { ["section"]=> string(82) "presidenti-nishani-mesazh-homologut-te-tij-grek-deshiroj-t-ju-takoj-se-afermi-3938" }