Presidenti Nishani niset për vizitë pune në BE dhe në NATO

Publikuar tek: politike, më 13:28 26-04-2016 Presidenti Nishani niset për vizitë pune në BE dhe në NATO

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Brukselit për një vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.


Kreu i Shtetit shqiptar gjatë kësaj vizite pune do të zhvillojë takime zyrtare me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk; me Presidentin e Parlamentit Evropian Martin Schulz si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë së cilave do të diskutohen çështje të integrimit evropian të Shqipërisë dhe përmbushjes së kritereve të nevojshme si dhe mbi përgjegjësitë e vendit tonë dhe përballjen me sfidat aktuale në kuadër të NATO-s.

Presidenti Nishani do të ketë edhe një mëngjes pune të organizuar nga Instituti Transatlantik dhe Presidenca holandeze e Bashkimit Evropian, si dhe do të zhvillojë një takim të veçantë me bashkësinë shqiptare që jeton dhe punon në Belgjikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha përshëndetje ‘’Live’’ rivalit të tij Rama pas mesazhit: Nëse na ndjek…Përshëndetje! Por s’e kam me ty!
Si iu ‘vetofrua’ Edi Rama dy muaj më parë anglezëve, të talleshin me të dhe me Shqipërinë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.11280202865601
array(1) { ["section"]=> string(64) "presidenti-nishani-niset-per-vizite-pune-ne-be-dhe-ne-nato-38738" }