Presidenti për gazetarët jopublikisht: Më ka thënë “Sakat”. Rama: Nuk e kam fyer

Publikuar tek: politike, më 23:36 05-03-2015 Presidenti për gazetarët jopublikisht: Më ka thënë “Sakat”. Rama: Nuk e kam fyer Nje nga takimet Nishani-Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atë që ka thënë presidenti Bujar Nishani. Presidenti ka akuzuar publikisht kryeministrin në emisionin e Top Story se i ka ulëritur dhe i ka bërtitur presidentit të vendit. “Eshtë e papranueshme ti ulërasësh e ti bërtasësh presidentit të vendit” tha Bujar Nishani në emision.

Në rrjete gazetarësh ku ka dalë shumë shpesh, presidenti ka thënë se kryeministri i ka thënë në telefon “sakat”. Kjo shprehje nuk është bërë publike nga kryeministri, por as nga presidenti. Presidenti Nishani vetëm ka vënë në dukje se është fyer shumë rëndë, i është ulëritur dhe bërtitur. Por ndryshe tha Rama në Opinion në TV Klan.

“Në cilën mënyrë e kam ofenduar? Presidenti ka zgjedhur të thotë. Unë kam zgjedhur të mos them. Unë për presidentin e Republikës, personi është kalimtar, institucioni është kushtetues. Nuk komentoj institucuionin e presidentit të Republikës. Nuk bëj asnjë koment, por as nuk e kam fyer dhe as e ofenduar, por ç’ka thënë personi në fjalë është më shumë se ç’ka dëgjuar nga kryetari i vet. Nuk kam bërë asgjë të papranueshme. Kam thënë atë që mendoj siç ia them gjithmonë Presidentit. Pasi i kam thënë marrdhëniet mes kryeministrit dhe presidentit kanë qenë të degjeneruara dhe unë dua ti kthej normalisht. Ato nuk janë thashetheme grash pa punë e pa burra në prokurori. KJo është përgjigja ime dhe kalojmë te pyetja tjetër” tha Rama gjatë emisionit Opinion. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama për prishjen e ndërtimeve: Kush ka titull pronësie, do shpronësohet
Greva e studentëve, Rama: Nuk është legjitime, janë ngelësa spektakolarë »
Article Logic
Execution time: 0.05872106552124
array(1) { ["section"]=> string(80) "presidenti-per-gazetaret-jopublikisht-me-ka-thene-sakat-rama-nuk-e-kam-fyer-5093" }