Presidenti shigjeton Ramën: Unë do të shpallja gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar tek: politike, më 11:45 06-02-2015 Presidenti shigjeton Ramën:  Unë do të shpallja gjendjen e jashtëzakonshme Presidenti Nishani me banorët e përmbytur

Presidenti Bujar Nishani “shigjetoi” tërthorazi institucionet e shtetit në një konferencë për shtyp për operimin në terren. Konkluzionet i nxorri pas vizitës së djeshme që kishte në zonat e përmbytura në jug të vendit.  Për presidentin, situata nuk ishte e zakonshme. Nëse do të ishte ai vendimmarrës, do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

“Nëse do ketë një shpallje të emergjencës mbetet në dorë të qeverisë që ka legjitimitetin përgjegjësinë dhe eksperiencën. Kjo i takon qeverisë. Unë pashë që situate atje nuk ishte një situatë e zakonshme. Nëse do të kisha një obligim kushtetues, unë do të merrja një vendim që do të shkonte në favor të situatës së qytetarëve, të jetës dhe pronës së tyre. Por kjo mbetet në dorën e qeverisë dhe gjithsecili prej nesh do të shohë sesi do të përballet situate. Unë thashe që institucionet ishin pranë njerëzve, kishin marrë masa, por edhe për shkak të këtyre masave nuk ka pasur humbja e jetës së njerëzve. Por janë disa momente të caktuara dhe duhet të vazhdohet me angazhimet e tjera”, tha presidenti.

“Në gjykimin tim, është e nevojshme marrja e masave të emergjencës, edhe për blegtorinë e këtyre zonave. Janë zona që janë trajtuar historikisht me ndihma të vecanta. Duhen ndërhyrje afatmesme dhe afatgjata. Të gjitha këto konkluzione do tia përcjell institucioneve të shtetit, dhe do të ndjek hap pas hapi me institucionet por edhe me autoritetet lokale ndjekjen e tyre” tha Presidenti.

Ai bëri një panoramë të vizitës së tij në zonë, dhe kërkoi që qeveria në mënyrë të menjëhershme të ofrojë ushqim për bagëtitë në zonat e përmbytura. Presidenti nuk mohoi faktin se institucionet e shtetit ishin në terren.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli–Kodheli, debat për përfshirjen e majorit në trafikun e drogës
Përshtypjet skandaloze të Pentagonit për “Mbrojtjen” e PD »
Article Logic
Execution time: 0.019829034805298
array(1) { ["section"]=> string(77) "presidenti-shigjeton-ramen-une-do-te-shpallja-gjendjen-e-jashtezakonshme-2508" }