Presidenti zhdekreton ambasadorin shqiptar në Londër, Mal Berisha: Do promovoj dhe dy librat dhe kthehem

Publikuar tek: politike, më 11:54 22-10-2015 Presidenti zhdekreton ambasadorin shqiptar në Londër, Mal Berisha: Do promovoj dhe dy librat dhe kthehem Ambasadori Mal Berisha me mbretereshen e Anglise per letrat kredenciale

Ambasadori Mal Berisha, një diplomat i vjetër karriere përfundimisht do të kthehet në Shqipëri. Pas më shumë dy vitesh përplasjesh dhe kontradiktash, i refuzuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kërkuar prej këtij të fundit të lërë Londrën, duket se ka ardhur momenti i kthimit. 

I kontaktuar nga Neësbomb.al, ambasadori Berisha e pranon këtë fakt, “po do të kthehem në Shqipëri”.

“Rrethanat në të cilat kam punuar këto dy vjet, kanë qenë të tilla që cënohej në themel performanca e shtetit. Gjatë këtyre dy viteve, asnjë zyrtar i qeverisë shqiptare nuk ka shkelur në ambasadën shqiptare në Londër. Kryeministri ka qenë në Londër dhe komunikon me numrin dy të ambasadës. Bëra gjithçka për vendin tim dhe në datën 30 kam ceremoninë e lamtumirës” thotë ambasadori Mal Berisha për neësbomb.al.

Ceremonia e fundit do të zhvillohet në Londër, me promovimin e librave të ambasadorit tonë atje “Realitete Shqiptaro – Britanike” dhe “1358 ditë në Londër – Kronikë e Veprimtarive diplomatike të ambasadës në Londër”.

Artistë shqiptare që jetojnë në Londër do të performojnë në këtë mbrëmje dhe do të ketë dhe diskutime rreth librave. Aktiviteti nuk do të zhvillohet në ambientet e ambasadës, por në një universitet në kryeqytetetin britanik.

Burime nga ministria e Jashtme thanë për neësbomb.al se “nuk ka dorëheqje, por është zhdekretuar përfundimisht nga Presidenti – pas kërkesës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme për zhdekretimin e tij, që e ka bërë muaj më parë. Shkresa i është dorëzuar edhe ambasadorit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Miku im Eri, do ta mbaj me nder këtë çmim’’, Withers merr Çelësin e Tiranës pasi citon Konicën dhe ngjyrën vjollcë
E shkarkon Bushati si ambasador, Arta Dade merr Spiro Koçin këshilltar. Kryetarja ka një justifikim dhe për gardhin »
Article Logic
Execution time: 0.004478931427002
array(1) { ["section"]=> string(108) "presidenti-zhdekreton-ambasadorin-shqiptar-ne-londer-mal-berisha-do-promovoj-dhe-dy-librat-dhe-kthehem-23712" }