Presidentja e Kosovës flet në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë aty por...jo Rama

Publikuar tek: politike, më 15:01 10-09-2015 Presidentja e Kosovës flet në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë aty por...jo Rama Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga

Ashtu siç ishte parashikuar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë në orën 15:40. Kreu i Kuvendit Meta, si drejtues i seancës gjendej në sallë, sikurse edhe deputetët e opozitës por ajo që u vu re ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama. Rama fillimisht u kërkua me insistim nga opozita që të vinte në sallë pavarësisht angazhimeve të tjera.

Por siç duket kryeministri nuk ka mundur dot, edhe pse në foltore Presidentja Jahjaga po thoshte se sa e rëndësishme ishte Shqipëria si partnere bashkëpunimi për Kosovën.

“Ky shekull duhet të na shërbejë që shtetet tona ti transformojmë në shtete moderene. Ne synojmë thellim të bashkëpunimit veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe kulturës. Kosova nuk ka partenritet më të madh se Shqipëria.

Kosova ka përjetuar shumë vuajtje dhe ju këtë e dini mirë por sot qytetarët e saj po ecin para. Për mua si Presidente nuk ka krenari më të madhe se të ndaj me ju dhe gjithë botën historinë e këtij vendi kaq shpresëdhënës”, tha Jahjaga nga Kuvendi i Shqipërisë ndërsa përmbylli me një falenderim të veçantë për qytetarët shqiptarë.

Fjala e Jahjagës u duartrokit gjatë nga të gjithë të pranishmit në sallën e Kuvendit, por jo nga Rama, dukeqenë se mungonte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi: Rama do mbajë përgjegjësi për deputetët e inkriminuar sa të jetë gjallë
Veliaj i dorëzon Jahjagës “Çelësin e Qytetit”: Të rritet bashkëpunimi Tiranë-Prishtinë »
Article Logic
Execution time: 0.0042130947113037
array(1) { ["section"]=> string(83) "presidentja-e-kosoves-flet-ne-kuvendin-e-shqiperise-te-gjithe-aty-por-jo-rama-20470" }