Presion mbështetësit të Albert Çaçit, i sharrojnë 40 rrënjë ullinj

Publikuar tek: politike, më 20:58 05-06-2015 Presion mbështetësit të Albert Çaçit, i sharrojnë 40 rrënjë ullinj

Fushata elektorale sa vjen e bëhet më e nxehtë dhe jo pak herë shfaq dhe shenja nervoziteti, dhune apo hakmarrjeje nga më të ulëtat në nivelin e militantëve të partive. Një nga zonat ku PS-ja ndihet më e kërcënuar për humbjen e kandidatit të saj është Fieri, ku në siglën e PSD-së kandidon ish deputeti socialist Albert Çaçi. Një nga mbështetësit të Çaçit është ndjerë I kërcënuar pasi në shenjë hakmarrje për angazhimin e tij politike i kanë sharruar 40 rrënjë ullinj që kishte në pronën e tij.

Burime zyrtare nga shtabi elektoral I kandidatit Çaçi bëjnë të ditur se pas një takimi të organizuar në qytezën e Levanin , Ermal Mema, ka rënë pre e një akti vandal hakmarrje, akt që besohet se është kryer nga militantët e kampit të PS-së. Njerëz të paidentifikuar i kanë prerë atij 40 rrënjë ulllinjsh në pronën e tij, rrënjë të mbjella prej 5 vitesh.

“presionet shkojnë deri në veprime të tilla macabre, ndërsa vazhdojnë heqjet nga puna dhe presionet fizike, si dhe bllokimi I hapësirës në media, mungesë hapësire për vendosje posterash në qytet, përjashtim nga debatet në televizione me urdhër nga lart”, thonë burimet zyrtare nga shtabi elektoral i zotit Çaçi.

Reagim i kandidatit për Bashkinë Fier, Albert Çaçi

Në një reagim për mediat kandidati Albert Çaçi u bëri thirrje kundërshtarëbve të tij që të presin me qetësi verdiktin e popullit. Ai tha se në Fier gjithmonë ka pasur zgjedhje të qeta. “Ftoj kundërshtarët të mos nxisin akte të tilla vandale por të presin me durim e qetësi verdiktin e votuesve, nuk është fundi botës po nuk fituan ata”, shprehet Çaçi.

Në reagimin e tij më tej ai shton se “ndjej keqardhje për aktet vandale, për presionet dhe të gjitha format e dhunës që kundërshtarët tanë në garë bëjnë ndaj njerëzve që më mbështesin në fushatë. Jam pranë Ermalit, i cili sot ra pre e një akti vandal nga njerëz që kanë dhunën dhe presionin si gjuhë politike, atij iu prenë në mënyrë barbare 40 rrënjë ullinj të mbjella me ndjersë në pronën e tij vetëm sepse ishte organizator i takimit elektoral në Levan. E falenderoj për mbështetjen çdo të ri të Fierit dhe premtoj se në drejtimin tim Bashkia e re do të ecë me gjuhën e solidaritetit dhe mirënjohjes, jo të hakmarrjes dhe të dhunës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Regjistrimi i votuesve fiktiv në Durrës, Dako: Trendi është rritur me 1%. Në Durrës do bëjmë muze si ai në Bilbao të Spanjës
Rama në Top Show: Zaho t'i ngjajë Lindës, do ishte gjithnjë në drejtimin e duhur se unë edhe e kam humbur »
Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707
array(1) { ["section"]=> string(71) "presion-mbeshtetesit-te-albert-cacit-i-sharrojne-40-rrenje-ullinj-12793" }